Banorët dalin dhe bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother
April 16, 2025Deri në finalen e Big Brother VIP Albania kanë mbetur vetëm katër ditë.
Dhe në shtëpi tashmë janë vetëm katër finalistët: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.
Atyre në ditën e djeshme (e martë) u është mundësuar nga Vëllai i Madh që të dalin jashtë dhe të bëjnë xhiro me makinë.
Kjo ka ndodhur për herë të parë në histori të këtij formati, ku ata do të mund të shohin pak edhe nga bota e jashtme.
“Finalistë për disa nga ju sot mbushen 115 ditë izolimi me sakrifica, emocione dhe përjetime të forta. Ju jeni katër finalistë të këtij edicioni dhe rruga deri këtu nuk ishte e lehtë ndaj Vëllai i Madh ka vendosur sonte të iu bëj një dhuratë të veçantë”, thuhet në njoftim.
“Për herë të parë në Big Brother VIP ju mund të dilni nga shtëpia për të bërë një shëtitje me makinë si një udhëtim lirie jashtë mureve të kësaj shtëpie dhe si një moment reflektimi përpara finales së 19 prillit”.
Ata kanë qenë të lumtur që pas kaq shumë muajsh do të dalin për herë të parë dhe do të shohin përtej mureve të kësaj shtëpie.

revista.one/