“Distancohem nga gjesti i Jozit”, Loredana: unazën do ta mbaj deri…

“Distancohem nga gjesti i Jozit”, Loredana: unazën do ta mbaj deri…

April 16, 2025 0

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ishte ditën e sotme e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Ajo komentoi rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe tregoi se çfarë ka ndodhur me të gjatë këtyre ditëve që është jashtë.

Por jo vetëm kaq, pasi Loredana ka zbuluar edhe bisedën e fundit që ka patur me Jozefin Markun, pas situatës së paprecedentë me Gjestin

Brati u shpreh se fillimisht e kishte mendjen te koka e Gjestit:

“Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fort”.

Më pas ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh:

“Jozi erdhi tek unë e më tha ‘shko në studio’ dhe shtoi ‘më vjen keq’. por as ai nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar”.

Kur moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, e pyeti nëse është takuar me Jozin pasi nuk është në burg, ajo tha shkurt ‘jo’.

E pyetur se çfarë  ka bërë ditën që doli nga BBV 4, Loredana u përgjigj:

“U mundova të flija, por më pas çohesha të lexoja komentet, isha kurioze të formoja pjesët e puzzel që më kishin ngelur pa u mbushur, ato reagimet e Jozi kur doli jashtë. Arsyeja se pse mami e babi e morën aq keq marrëdhënien time me Jozin në fillim.

Ndërsa e pyetur në lidhje me prindërit e saj, ish-banorja tha se ‘ata janë shumë krenarë’.

“Më thanë a nuk kishim të drejtë kur të thonim se je nën një hije. Pjesa jote më e bukur doli pikërisht kur ti dole nga ajo hije. Ata e dinë vlerën e fëmijës së tyre dhe ça meriton. Mami e babi kanë shumë besim tek unë. Sado marr vendime të gabuara, e di cili është limiti dhe aty nuk toleroj”, tha Loredana, e cila shtoi se pasi ka dalë nga BBV 4 prindërit ishin në merak dhe i kanë thënë ‘me mend në kokë’.

Teksa u pyet nëse e konsideron një gabim lidhjen me Jozin, ish-banorja u përgjigj:

“Jo, thjesht ndodhi. Unë mësova plot, prapë më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione”.

Sidorela Gjoni, vuri re se Loredana vijon që të mbajë unazën që vendosi gjatë dasmës me Jozin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ajo i kujtoi Bratit se kur ish-banori ka dhënë intervistë në “Shqipëria Live” menjëherë sapo doli nga BBV 4, ai nuk e mbante unazën e tij.

“Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq. E kam më shumë për veten time se sa për të tjerët. Unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një gocë tjetër e mbajta”, u shpreh Loredana

“Personi i parë që i kam shkruar është Gerta, është për mua një pjesë zemre, ma ka shoqëruar gjatë rrugëtimit tim qoftë në të mirë, qoftë në të keq”.

Kështu u shpreh Loredana Brati teksa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe u pyet se me kë nga ish-banorët e “Big Brother VIP 4” do të mbajë shoqëri.

Loredana shtoi se Gerta Gixhari i ka dhënë suportin e duhur kur ajo ka patur nevojë.

“E ka bërë me shpirt të bardhë. Kur ka qenë koha e kritikës e ka bërë, qoftë si lojtare, kundërshtare apo dhe si shoqe. Kam nevojë edhe për shoqe që më kritikojnë”, tha Loredana Brati.

E pyetur se çfarë i tha Gertës në mesazh, ish-banorja u përgjigj:

“I shkruajta se ka qenë femra më e fortë aty brenda, gruaja më e fortë. Mund të jetë një shembull për gratë jashtë, jam e sigurt. Edhe ajo ka patur momentet dhe gabimet e saj se asnjë nuk është perfekt. I thonë gjithë ato ditë, presion, del nga vetja. Normale që çdokush mund të bëjë gabime, por ajo ka patur një qëndrim zonje në shumë raste. Mua më ka pëlqyer se ka ditur të qeshte, të qante, të ulëriste, të thoshte atë të sajën, e bërë deri në fund”.

Loredana shtoi se nuk ka asnjë person që nuk dëshiron që të takojë jashtë:

“Nuk i dua aq shumë sa ti urrej. Duhet të kesh shumë dashuri për të patur urrejtje”.

Gjithashtu ajo tregoi edhe detaje nga raporti i saj me ish-banorin, Jozefin Marku, me të cilin krijoi një romancë aty brenda.

Por jo vetëm kaq, pasi në një moment gjatë intervistës, moderatorja Sidorela Gjoni, i përmendi disa emra nga banorët dhe ish-banorët e këtij edicioni të reality show-t dhe ajo do thoshte nga një fjalë për secilin.

Pjesë nga intervista:

Egli? Oratore e mirë, varet pastaj se ça bën me veprimet.

Gjesti? Është bob. Shumë provokues, tepër provokues.

Rozana? E zgjuar, artiste.

Laerti? I mençur, dinak.

Gerta? Super grua, grrua me ‘rr’ të fortë siç e them unë.

Danja? Jo një engjëll, e ka dhe tatuazh. Edhe super vajzë, shumë e mirë. Do kem miqësi me të edhe jashtë. Patëm gërricjet tona brenda në shtëpi, ka qenë brenda lojës. Do kemi mundësi të bisedojmë të gjitha ato që kemi lënë në suspancë brenda, por ka qenë brenda lojës, është ok.

Jozi? Super trup. Do i rikujtoj të gjitha tani. Unë kam një gjë dhe e kam thënë këtë, unë ta kthej. Edhe do ja kthej ato që më ka bërë. Jo se jam hakmarrëse e keqe, po si me shaka, si me lezet.

Më vonë në ‘Fan Club’, Loredana ka folur sërish për momentin që doli nga shtëpia dhe për gjithë atë që ndodhi.

Ajo tha se goditja që Jozi i bëri Gjestit ishte e papranueshme dhe se distancohet komplet nga ai rast.

“Akoma nuk ka patur zhvillim situata. Do kisha pritur të kaloja kohën pas Big Brother me Jozin, të kishim patur momentin tonë për të diskutuar për atë çfarë ka ndodhur, thjesht nuk ndodhi.

Ishte një pamje shumë e fortë që nuk është mirë që të shihet jo nga unë por nga asnjë, distancohem komplet nga gjesti që ka patur Jozi kundrejt Gjestit. Është e papranueshme”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse është penduar për raportin e krijuar me Jozin në Big Brother, ajo tha se nuk i bie pishman për asgjë.

“Nuk pendohem për asgjë në jetë. Gjithçka ndodh për një arsye”, tha ndër të tjerash Brati.

Sa i përket marrëdhënies së tyre, Lori shtoi se nuk ka marrë akoma një vendim.

“Kam marrë. Akoma nuk dua të shprehem rreth kësaj. Më ka bërë që të marrë mendimet e mia. Nuk dua të agravoj situatën”, përfundoi ajo.

revista.one/