Gjesti-Eglit: E kam jetën të tmerrshme jashtë, nuk mund të më durosh as dy minuta
April 17, 2025Kanë ngelur vetëm edhe dy ditë deri në finale të Big Brother VIP, derisa Gjesti dhe Egli Tako, po vazhdojnë përplasjet me njëri-tjetrin.
Ata janë zënë së fundmi e kanë debatuar me njëri-tjetrin për gjërat që nuk iu pëlqejnë. Ka qenë banorja ajo që u prek nga disa fjalë të këngëtarit pejan sa i përket pamjes së jashtme, ku edhe më pas agravoi situata.

Ata kanë diskutuar gjerë e gjatë, teksa në një moment konkurrenti i tha se jashtë e ka jetën e tmerrshme.
Gjesti ia bëri me dije se një femër si ajo nuk mund ta durojë as dy minuta jashtë kësaj shtëpie. “E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më duroj as dy minuta. Kaq”, u shpreh ai.
Gjesti e ka thënë se gjatë gjithë kohës rri në studio dhe se ka bërë jetë të çrregullt.
Më herët mes tyremes tyre ka shpërthyer një acarim i papritur, i cili nisi nga një situatë e thjeshtë: një masazh.
Gjatë një momenti intime, Egli po përpiqej t’i bënte një masazh Gjestit, por veprimet e saj duket se nuk i kanë pëlqyer aspak konkurrentit nga Kosova. Acarimi i tij u shfaq menjëherë, duke i drejtuar fjalë të forta Eglit: “I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, o sapo të dal, bllok e ke. Sepse ti një masazh të thashë të më bësh dhe u zgjove të bësh filma”.
Reagimi i Egli ishte po aq i drejtpërdrejtë, duke i kthyer fjalët me një akuzë të rëndë për mungesë edukate: “Je djali më i paedukatë që kam njohur.”
Ky shkëmbim fjalësh i tensionuar ka habitur edhe shikuesit që i kanë parë gjithmonë si një ndër çiftet më të qëndrueshëm brenda shtëpisë. Pavarësisht debateve të herëpashershme, Gjesti dhe Egli kanë kaluar bashkë gjithë rrugëtimin në BBVA, duke ndarë momente emocionale, mbështetje reciproke dhe përjetime të forta.
Megjithatë, ditët e fundit të izolimit dhe stresi i afërsisë me finalen duket se po rëndojnë mbi raportin e tyre.

revista.one/