Fero rikthehet në muzikë, kënga i bën diss ish-bashkëshortes dhe motrës së Presidentes
April 17, 2025Fero ka publikuar këngën që shënon rikthimin e tij në muzikë. Siç edhe pritej, kënga është një “diss” i egër ndaj Arbenitës, të cilës i drejtohet me fjalë të ashpra.
Për më tepër, ai ka përmendur edhe avokatën e Arbenitës në procesin për kujdestarinë e vajzës, znj. Blinera Osmani duke iu referuar si “motra e Presidentes”.
“Presidente, le ta din Kryeministri, motra jote është arsyeja që mu çika m’iki”, shprehet ai mes tjerash në tekstin e këngës.
Ky rikthim vjen pas një pauze nga muzika, gjatë së cilës artisti ishte tërhequr për t’iu përkushtuar besimit islam, një vendim që ai e kishte bërë të ditur në rrjetet sociale.
Ai rikthehet jo vetëm si reper, por edhe si baba, dhe njeri në kërkim të asaj që ai thotë drejtësisë për vajzën.
Në një intervistë për Kanal 10, ai deklaroi se arsyeja e rikthimit të tij në muzikë ishte vajza.

revista.one/