‘Nxehet’ situata mes Eglit dhe Gjestit, shijojnë vallëzimin sensual në oborr
April 18, 2025Finalja e madhe e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është vetëm një ditë larg, dhe banorët e mbetur në shtëpi po shfrytëzojnë çdo moment për të krijuar kujtime të bukura.
Në një video që ka marrë vëmendje të madhe nga publiku, shihen Egli dhe Gjesti, teksa vallëzojnë në oborrin e shtëpisë, duke shijuar diellin dhe praninë e njëri-tjetrit në një moment të afërt dhe mjaft sensual.
Pamjet tregojnë një lidhje të ngrohtë mes dyshes, të cilët, pavarësisht debateve dhe tensioneve që i kanë shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi, duken më të afërt se kurrë.
Të shtunën mbahet finalja e madhe, ku njëri prej finalistëve – Egli, Gjesti, Rozana apo Laerti – do të shpallet fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
revista.one/