Sara Hoxha publikon fotografi krah Gjestit dhe Eglit
April 21, 2025Mbrëmë (e diel) është mbajtur festa për edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.
Në eventin e mbajtur në një klub në Tiranë kanë qenë të pranishëm të gjithë konkurrentët e këtij formati.
Ka qenë producentja Sara Hoxha që ka ndarë disa fotografi nga kjo mbrëmje magjike.

Në njërën prej imazheve shihet përkrah fituesit të këtij edicioni, Besart Kelmendit – Gjesti. E po ashtu në anën tjetër shfaqet edhe me njërën prej banoreve më të përfolura, Egli Takon.

revista.one/