Pasi u shpall fitues i BBVA 4, Gjesti me një paraqitje tjetër televizive 

Pasi u shpall fitues i BBVA 4, Gjesti me një paraqitje tjetër televizive 

April 23, 2025 0

Pas triumfit të tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku u shpall fitues mes shumë emocioneve dhe përballjeve, Gjesti duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Gjesti po përgatitet për një tjetër paraqitje televizive — këtë herë në një format krejt ndryshe.

Është bërë e ditur se Gjesti do të jetë i ftuari special në episodin e radhës të spektaklit të njohur humoristik Portokalli.

Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni i emisionit përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram, ku ndanë me ndjekësit detajet e këtij episodi të shumëpritur.

“Gjesti do të jetë i ftuar në shfaqjen e radhës, të mërkurën, ora 19:00, në studiot e Top Channel, në Kashar”, thuhet në postimin zyrtar të Portokalli-së”.

revista.one/