“Do e kishte fituar BBV me mua në krah”/ Valbona Mhilli: Laerti më ka zhgënjyer…

“Do e kishte fituar BBV me mua në krah”/ Valbona Mhilli: Laerti më ka zhgënjyer…

April 25, 2025 0

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ishte dje e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka komentuar disa deklarata të bëra nga Laert Vasili një ditë më parë në “Shqipëria Live”.

“Për pjesën ‘nuk kam kohë për të falur’ nuk e kuptova se për çfarë e kishte fjalën, marrëdhënia jonë u shkëput, u kris në momentin kur ai bëri zgjedhjen e tij. Me siguri ka thënë nuk fal dot veten se nuk është se ka diçka tjetër për të falur”, tha moderatorja.

Pjesë nga intervista:

Dje në “Shqipëria Live”, Laerti tha ‘nuk kam kohë më për të falur, kam falur mjaftueshëm.

Për çfarë e kishte?

Për ty.

Unë nuk e kam kuptuar intervistën e Laertit me thënë të drejtën.

E pe?

E kam parë shumë vonë, mbrëmë. Nuk është ai Laerti që kam njohur brenda në shtëpi, që nga nisja e bisedës që dëgjova më ka zhgënjyer shumë, sepse ne kemi vlerësuar disa cilësi ose unë kam vlerësuar disa cilësi të Laertit që edhe pas daljes sime i kam veçuar cilësitë e Laertit me marrëdhënien tonë që u krijua brenda në shtëpi, i kam duartrokitur. Më la shumë për të dëshiruar dje e gjithë intervista që unë pashë nga Laerti. Bëri disa deklarata që realisht më lanë shumë për të dëshiruar, si për shembull ‘disa ofendime që më janë bërë do i çoj në ndjekje penale’, diçka e tillë. Tani në shtëpi janë thënë shumë gjëra, janë sulmuar shumë personazhe, ashtu siç Laertin e kanë sulmuar dhe ashtu siç Laerti ka sulmuar nga ana tjetër.

Kurse për pjesën ‘nuk kam kohë për të falur’ nuk e kuptova se për çfarë e kishte fjalën, marrëdhënia jonë u shkëput, u kris në momentin kur ai bëri zgjedhjen e tij. Me siguri ka thënë nuk fal dot veten se nuk është se ka diçka tjetër për të falur.

Kur e pyeta në shtëpi nëse do të kthehej pas do të bënte përsëri të njëjtin veprim tha ‘pa diskutim që po’.

Pa diskutim, ne sot e kemi fitues Laert Vasilin, është shpallur i treti në shtëpinë e Big Brother. Është në fitues i padiskutueshëm i këtij edicioni.

Po të mos ishit ndarë do të kishit qenë të dy në finale?

Ai do të kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe. Megjithatë edhe renditja e tij, fakti që u rendit i treti do të thotë që ai e fitoi Big Brother-in e tij. Ka një lloj të drejte, se një lojtar duhet të jetë i vetëm nga nisja deri në fund. Unë dhe Laerti kemi qenë dy lojtarë se nuk është se unë nuk kam patur ndonjëherë nevojën e askujt, të kisha një aleat në krah, të më mbronte apo të sulmonte për mua. Nga ana tjetër edhe Laerti, edhe pse ka patur gjithmonë Rozanën mbështetëse dhe kanë qenë aleatët e vetëm nga nisja në fund. Besoj se asnjëri nga ne nuk e ka dashur atë lojtarin dy në një, por Big Brother ky është, të vë në sprova të tilla. Megjithatë ne na vuri Gjesti.

Nu nuk keni patur kontakt pasi keni dalë nga BBV?

Unë e kuptoj Laertin kur del e bën këto deklarata. Unë kam dy javë e gjysmë, po bëj tre javë që kam dalë nga shtëpia dhe ai ka dëgjuar të gjitha intervistat, e ka kuptuar që në hyrjen e dasmës që unë nuk kisha kontakt me të. Nuk e kam falur asnjëherë Laertin dhe nuk e kam ndërmend ta fal Laert Vasilin.

Keni një lloj ‘mllefi’ me njëri-tjetrin, ka patur në të gjithë historinë tuaj në shtëpinë e BBV, vërtetë ndonjë ndjenjë të mirëfilltë, apo e gjitha ishte në kuadër të lojës.

Absolutisht që ka patur një simpati për Laertin, se ndryshe nuk do ishim zgjedhur e rizgjedhur. Ka patur shumë sinqeritet brenda asaj shtëpie dhe një konsideratë shumë e lartë. Unë nuk them se kam qenë e dashuruar, se duhet të na kuptoni, të mbyllur në atë shtëpi, aty edhe mund të afeksionohesh me murin.

E pyetur se ‘kur ke dalë nga shtëpia cili ka qenë thashethemi më idiot që ke dëgjuar për veten tënde?’, gazetarja përmendi faktin kur kanë thënë se ka lënë një lidhje jashtë.

Valbona tha se nëse do kishte patur një lidhje, të paktën do e kishte përshëndetur një herë aty brenda në BBV 4 dhe se do e kishte marrë malli.

“Kishte shumë thashetheme idiote, po një ndër to ka qenë që unë kisha lënë një lidhje jashtë. Ti të jesh gazetar, opinionist dhe del e thua me siguri të madhe ‘që unë e di, e njoh, e kam parë, kam fakte’, po flas për Shqipen në këtë rast, por jo vetëm, bashkëngjitur dhe ata që kanë shkuar në këtë linjë. Shqipja dhe Milaimi kanë qenë, Miliami ka kërkuar ndjesë. Unë si një vajzë sportive që jam, i kam lënë mbrapa. Të dalësh e të shpifësh një muaj e gjysmë dhe aq më tepër të bësh pjesë edhe familjarët e mi në këtë gjë, e të marrësh imë motër e ti thuash ‘ajo motra jote ka pasur një marrëdhënie e di unë”.

Motra ime nuk është marrë kurrë me televizionin, ka qenë një moment i sikletshëm, por që unë e kam kalur me sportivitet. Kur kam dalë kam thënë ‘nuk ka problem, nëse ke diçka nxirre, plase, mos të kishe pritur të dilja unë’. Nëse unë do kisha patur një marrëdhënie, e para do më kishte marrë malli se unë jam njeri i tillë dhe e dyta do e kisha përshëndetur një herë, se aty kam përshëndetur gjithë Shqipërinë. Unë nuk kam patur asnjë sekret, jam një libër i hapur. Jam më e hapur seç duhet, se duhet t’i mbaj ca gjëra për vete”, tha Valbona Mhilli.

Raporti i Valbona Mhillit dhe Jozefin Markut në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ka qenë shumë i komentuar. Shkak u bë veprimi që gazetarja bëri për këngëtarin kur u eliminua për herë të parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Valbona theu kutinë e emergjencës ku e riktheu atë sërish në shtëpi, duke i dhënë një mundësi të dytë. E pyetur në atë kohë se pse e bëri një gjë të tillë, ajo u shpreh se ‘e ka si vëllai, pasi është shok me vëllezërit e saj’.

Pasi të dy dolën nga shtëpia e BBV 4, sqaruan se si qëndron e vërteta e njohjes së tyre, ku thanë se ‘kanë një shok të përbashkët, që Valbona e ka si vëlla’.

“Kishe një si vëlla, që rrezikove, që theve gjëra, ke folur me të pasi ke dalë?’, ishte pyetja drejtuar Valbonës, e cila u përgjigj:

“Valbona kjo është, rrezikon për miqtë e saj deri në pikën e fundit. Absolutisht nuk pendohem për asnjë gjë që kam bërë në shtëpinë e “Big Brother”, ajo është një përgjegjësi personale e Jozit, diçka që unë kam reaguar dhe e kam dënuar. Unë di që Jozi është mirë, gëzon shëndet të mirë, por nuk është se ne kemi patur ndonjë kontakt”.

revista.one/