“Do Zoti mëson shqip!” Gjesti dhe Laerti përfshihen në debat në ‘Post Big Brother VIP 4’

“Do Zoti mëson shqip!” Gjesti dhe Laerti përfshihen në debat në ‘Post Big Brother VIP 4’

April 27, 2025 0

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Pjesë nga debati:

Gjesti: Kot nuk e kam fituar, nuk jen kanë në fakultet, këna ken në Big Brother. Kurrë gjë s’më ka ardhur fal. Unë e kam merituar o vëlla. I love you!

Laert: E kupton fituesin absolut?

Gjesti: Notën e mirë!

Laert: Mirëmbrëma. Gjithçka që ke bërë në shtëpi, thuaj një faleminderit (gjesti i jep një Storm). Boll bëre karagjozin. Që natën e parë që prishe gjumin banorëve.

Laert: Isha në Prishtinë. Meqë nuk kupton s’ka rëndësi, rendësi ka që fitove.

Gjesti: Thuaje që e meritove, leje tash o vëlla, mos u anko!

Laert: Unë nuk po ankohem.

Gjesti: Tërë jemi ngushtë, nuk je veç ti. Ça me bo?

Laert: Ti ta gëzosh fitoren, do Zoti mëson dhe shqip.

Gjesti:  Ça të mësoj? Shqip?

Laert: Po shqip, do Zoti mëson që kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është Shkupi, banorët të kanë falur, toleruar se të kanë parë si djalë të vogël. Fitues më të pakënaqur se ty unë skam parë. Në koncertin e djeshëm pse nuk ishe i intonuar me playback.

Gjesti: Këqyrëm këqyrëm ti!

Edhe Egli u përfshi në debat. Pas përfundimit të finales, Laerti kishte komentuar ashpër, duke thënë se “Big Brother-in e fitoi një analfabet funksional që shkatërroi shtëpinë dhe çoi në rrënim një vajzë”, duke iu referuar Eglit.

Kur Ledioni e pyeti drejtpërdrejt nëse e konsideron veten të “shkatërruar” nga marrëdhënia me Gjestin, Egli u përgjigj: “Jo, për sa kohë jam këtu, jam mirë dhe e lumtur, nuk mund të them se jam e shkatërruar”

revista.one/