Gjesti për Diellzën: Do ta takoj, do t’ia kthej të gjitha që ka bërë për mua
April 28, 2025Ish-e dashura e Gjestit e quajtur, Diellza, ka qenë një nga emrat më të diskutuar në këtë Big Brother VIP.
Atë normalisht që e solli fituesi i këtij edicioni, duke treguar për raportin e tyre dhe se sa shumë e ka ndihmuar në jetë, pasi ishin bashkë pesë vjet I pyetur në Post Big Brother VIP nëse ka folur me të apo ka marrë ndonjë mesazh, artisti pejan theksoi se nuk ka ndodhur diçka e tillë.
“Unë e kam sqaruar, ka qenë vajza që kam qenë me të pesë vjet në lidhje më ka mbajtur, kam kaluar shumë gjëra me të. Ndihem në borxh. S’kam kontakt me të”, u shpreh ai.
“E di që kam me taku dhe do t’ia kthej të gjitha që ka bërë për mua. Unë jam ky”, tha Gjesti.
Tani ai po vazhdon raportin me Egli Takon, me të cilën pati ulje e ngritje të shumta në Big Brother.
Kur pyet për Xheneta Fetahun nëse e ka uruar për fitoren në këtë edicion, duke qenë se ishin shumë të komentuar, Gjesti tha:
“Kush është ajo?”. Aartisti pejan u plrgjigj duke e injoruar totalisht ish-partneren e tij.
Xheneta dhe Gjesti duket se janë takuar në ambientet e Top Channel, por nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin.
Modelja theksoi se ai ka qenë me roje sigurie dhe thjesht kanë vazhduar punët e tyre.
Në “E diell”, ajo sqaroi se ishte diçka e rastësishme derisa nuk komunikuan me njëri-tjetrin.
Megjithatë, ajo theksoi se nuk do që të ketë përballje me të dhe se do vazhdojnë me punët e tyre.

revista.one/