Danja Koka moderon emisionin e ri në Top Channel, ku konkurrojnë yjet nga diaspora

Danja Koka moderon emisionin e ri në Top Channel, ku konkurrojnë yjet nga diaspora

May 1, 2025 0

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë reality show, si dhe planet e saj të ardhshme tani pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri…

Si të ka shërbyer kjo eksperiencë në BBV?

Më ka shërbyer perfekt. Aty e kam dhënë dashurinë me shumë banorë të shtëpisë. Kam qenë më e mirë seç duhet, nuk jam për Big Brother. Nuk kam dëshirë të mërzis dikë. Por aty është intensive, do apo nuk do, do mërzisësh dikë.

Ke ndonjë angazhim së shpejti?

Përveç votave nga juria, do t’i bashkangjiten edhe votat e publikut dhe ai do të jetë ylli i diasporës shqiptare. Jam e lumtur sepse ky projekt hap siparin për një kapitull të ri për mua. Jam e nderuar. Kam një dashuri për televizonin. Është një hap shumë i rëndësishëm. Kemi pak ditë që kemi nisur punë për gjysmëfinalen dhe finalen. Do të mrekulloheni, janë performanca të shkëlqyera dhe talente të jashtëzakonshme.

Shumë shpejt. Është një projekt i fondacionit Dritan Hoxha, “Yjet Shqiptarë të Diasporës”. Jam e nderuar të jem pjesë dhe për ftesën që më bënë. Është një projekt që ka shërbyer si mozaik për të përmbledhur dhe për të sjellë në Shqipëri talente të fushave të ndryshme të botës së artit, kudo ku jetojnë shqiptarë. Është një projekt që ka zbuluar talente në botën e artit, në këngë, balet, vallëzim dhe janë performues të mrekullueshëm. Një mozaik që do të vijë në Shqipëri për gjysmëfinale dhe finalen, janë gjithsej 22 gjysmëfinalistë që vijnë në Tiranë dhe është një garë në kuptimin e plotë të fjalës. Unë jam moderatore. Juria do të japë vlerësimet maksimale për performancat më të mira. Nga ana tjetër edhe publiku ka mundësinë që të votojë për atë që pëlqen më shumë, në website-in e Top Channel.

Kush të shtyu më shumë për të marrë pjesë në “Big Brother VIP”?

Të gjithë familjarët ishin shumë pozitivë, kolegët e zyrës, shoqëria. Edhe unë isha me Danjën!

Ti je quajtur edhe ‘dielli i shtëpisë’, sepse ke arritur që të ruash ekuilibrin aty brenda…

Në një shtëpi ku ka dinamika agresive, është e vështirë të ruash ekuilibrin. Ta ruash ekuilibrin aty brenda është pak thikë me dy presa, ose do qëndrosh në vijë lineare që je e qetë, por kjo të prish punë. Unë jam pak nevrike si natyrë. Kam ulëritur shumë, jam mërzitur me marrëdhënie që kam menduar se i kam afër. Ne kalojmë mirë, merremi vesh, por kur loja bëhet më e vështirë ka momente që mund të kemi përplasje dhe për këto të vjen keq.

Ke pasur ndonjë moment të vështirë aty brenda?

Ka pasur, kur kam ulëritur sa po më dilnin sytë vendit, ka qenë debati me Eglin. Kemi shkuar mirë pavarësisht debateve që kemi pasur. Kur jemi takuar në ambiente të përbashkëta pas daljes nga shtëpia, e kemi lënë për të pirë kafe, por nuk jemi takuar.

A të mungon shtëpia?

Të mungon sepse ke bashkëjetuar me aq shumë njerëz sa dashur pa dashur kthehen në personazhe të dashur për ty. Drekon me ta, darkon, ndan momente vulnerabël në shtëpi, bëhen të dashur për ty. Ka emocione të vërteta.

Jeni takuar me banorët e tjerë?

Nuk jemi takuar që të mblidhemi. Për aq sa jam takuar me pak nga banorët, si Rizarta, ne pjesa tjetër që kemi dalë së fundmi kemi angazhimet tona pas BBV dhe nuk jemi takuar tamam.

E mendon veten tani afër për t’u bërë një mami?

Jo. Dua të bëj dasmën njëherë. Nuk më pëlqejnë këto çiftet që nuk bëjnë dasmë, por zgjedhin një paktetë turistike. Dasma është ahengu që bën për një nisje të re, jetë të re me dikë tjetër. Pastaj vjen fëmija. Kurdo që ta vesh fustanin e bardhë do të duket shumë bukur. Redi i ka ca plane, por unë do t’i ndjek sa më mirë të jetë e mundur. I kam thënë që do vijë të më kërkojë dorën.

Në “Post Big Brother” bëre një deklaratë ku u ndale tek fanbase-i 14-vjeçarë, i Eglit dhe Gjestit…

U keqkuptua e gjitha. Unë nuk do lëndoja fansat maxhorenë të Gjestit. E kisha kryesisht për ata që janë minorenë, që janë të lidhur ngushtë me marrëdhënien e tyre. Jam e bindur që të gjithë ndjekësit e tij janë apasionuar pas lojës së tij. Por unë e kisha në lidhjen e tyre, që të kenë një farë kujdesi. Mbase ata nuk e kanë për detyrë këtë, por unë e shoh kështu.

E meritoi fitoren Gjesti?

Patjetër. E kam thënë dhe e kam ndierë edhe në shtëpi. Ai është lezeti i shtëpisë. Nëse do e shihja nga jashtë, atë do zgjidhja, për lezetin që i ka dhënë shtëpisë.

revista.one/