Egli zbulon “titullin” e këngës që mund të bëjë me Gjestin

Egli zbulon “titullin” e këngës që mund të bëjë me Gjestin

May 5, 2025 0

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ishte e ftuar në rubrikën “Boulevard Show” të emisionit humoristik “Portokalli”. Ajo u përballë me pyetjet e personazhit komik “minioni” në një atmosferë plot humor dhe energji.

Egli iu përgjigj pyetjeve me shumë sportivitet dhe batuta, duke e kthyer intervistën në një spektakël të vërtetë për publikun. E pyetur nëse kishte në plan një bashkëpunim muzikor me Gjestin, ajo zgjodhi të përgjigjej me ironi:

“Tani, do bëjmë apo s’do bëjmë këngë bashkë, kjo është akoma duke u parë… Ama titulli është i sigurt. Nëse do ta bëjmë, titulli është: ‘Mos i hy thellë’”.

Përveç kësaj, Tako ndau edhe disa detaje të tjera për jetën dhe karrierën e saj, duke lënë vend për interpretime dhe nxitur reagime të ndryshme në rrjete sociale.

Edhe pse rubrika kishte karakter argëtues, deklaratat e saj u komentuan gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit, duke shtuar më shumë interes për projektet e ardhshme të artistes.

revista.one/