Gjesti në Austri, Egli Tako shfaqet në Prishtinë e vetme
May 6, 2025Finalistja e BBVA 4, Egli Tako, ka ndezur rrjetin me një postim të thjeshtë, por shumë domethënës. Ajo publikoi një fotografi në InstaStory nga vetura, duke zbuluar se ndodhet në Prishtinë, me përshkrimin: “Era Prishtinë”.
Në foto, Egli shihet e vetme, duke pozuar nga sedilja e shoferit. E veshur me stil minimalist, por elegant, ajo mban në dorë syzet e diellit dhe shfaqet me një qetësi intriguese. Ajo nuk dha asnjë informacion shtesë, duke lënë hapësirë për interpretim dhe shumë pikëpyetje nga ndjekësit e saj.
A është kjo një vizitë private, apo ka ndonjë arsye profesionale pas udhëtimit të saj? Spekulimet nisën menjëherë, veçanërisht rreth Gjestit, me të cilin Egli ka pasur një lidhje të komentuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania 4.
Një pjesë e fansave mendojnë se ky udhëtim mund të jetë sinjal për një ribashkim mes tyre, ndërsa të tjerë sugjerojnë se bëhet fjalë për një projekt të përbashkët muzikor — ndoshta dueti i shumëpërfolur që është lakuar në rrjete sociale.

Ndërkohë që Egli është në Kosovë, Gjesti ndodhet në Austri për turin artistik. Koncertet nisin më 9 maj në Linz dhe do të ndalet në qytete si Vjena (10 maj), Singen (17 maj ), Halmstad (23 maj), Zurich (24 maj ), Düsseldorf (28 maj), Bruksel (30 maj dhe do të përfundojë më 31 maj në Manheim.
Në postimin promovues, ai shfaqet me syze të kuqe dhe me shprehjen karakteristike të tij “QYYYSH?” të shoqëruar me emoji dinamitësh — një paralajmërim i qartë për “shpërthimin” që po vjen në sken

revista.one/