“Shndrit, shndrit, shndrit” – faqja zyrtare e Eurovisionit publikon pamje nga provat e Shkodra Elektronike
May 8, 2025Faqja zyrtare e Eurovisionit ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një sekuencë të parë nga provat e Shkodra Elektronike, grupi që këtë vit përfaqëson Shqipërinë në skenën më të madhe muzikore evropiane me këngën “Zjerm”.
“Ja ku jemi! Shndrit, shndrit, shndrit! Kjo është pamja nga prova për ‘Zjerm’, kënga e Shqipërisë në Eurovision”, shkruhet në postimin entuziast të publikuar në Instagramin zyrtar të Eurovisionit, duke cituar referenin ritmik të këngës “Zjerm” që duket se po ngjall shumë interes dhe kurreshtje në rrjetet sociale.
Përfaqësimi i Shqipërisë këtë vit vjen si një risi artistike, që kombinon modernen me tradicionalen. Kënga “Zjerm” është një përzierje mes muzikës folklorike shqiptare dhe rrymave elektronike tekno, duke sjellë një tingull unik dhe të freskët në skenën e Eurovisionit.
Jo vetëm muzika, por edhe performanca vizuale e Shkodra Elektronike është përgatitur me shumë kujdes dhe mesazh simbolik. Veshja e këngëtares Beatriçe ka një detaj shumë të rëndësishëm që lidhet me legjendën e Rozafës, një nga tregimet më të famshme të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ndërkohë, skena është e mbushur me elemente të folklorit shqiptar, duke përfshirë ngjyrat kuq e zi, simbole tradicionale dhe një atmosferë që përçon identitetin kombëtar.
hqipëria do të ngjitet në skenën e madhe të Eurovision 2025 në gjysmëfinalen e parë, e cila mbahet më 13 maj, duke performuar me numrin rendor 12.
Pritshmëritë për këtë performancë janë të larta, jo vetëm për muzikën e veçantë që ndërthur elemente folk dhe tekno, por edhe për vizualitetin skenik që reflekton identitetin shqiptar me simbole kulturore dhe historike.

revista.one/