Gjesti festoi 25 vjetorin e lindjes/ Egli nuk ishte, cilët nga ish-banorët e BBV 4 e uruan?

Gjesti festoi 25 vjetorin e lindjes/ Egli nuk ishte, cilët nga ish-banorët e BBV 4 e uruan?

May 9, 2025 0

Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Gjesti, ka festuar një ditë më parë 25 vjetorin e lindjes. Në profilin e tij në “Instagram”, këngëtari i dashur për publikun ka postuar dy fotografi, ku në njërën shfaqet me një tortë në dorë dhe në tjetrën kur ka qenë i vogël.

Bashkëngjitur me postimin në fjalë, Gjesti ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, dashurinë dhe urimet që i kanë dërguar me rastin e ditëlindjes.

Ky postim ka marrë menjëherë mbi 126 mijë pëlqime dhe mijëra komente. Fansat, miqtë dhe kolegët nuk nguruan që krahas këtij postimi t’i linin një urim për ditën e tij të veçantë.

Por ajo që u vu re ishte se shumë pak nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët ndau rrugëtimin e tij, e kanë uruar.

Miki, Tiri, Klajdi dhe Shkëlzeni, ishin të vetmit ish-banorë të BBV 4 që e kanë uruar publikisht Gjestin.

E sigurisht që fansat janë shumë kurioz të dinë se çfarë po ndodh mes këngëtarit dhe Eglit, duke qenë se nga kjo e fundit nuk pati asnjë urim, të paktën në rrjetet sociale.

Kujtojmë se dy ish-finalistët krijuan një romancë brenda shtëpisë së BBV 4, e cila ishte me shumë ulje e ngritje. Pas mbarimit të reality show-t, Egli dhe Gjesti janë parë bashkë vetëm në ‘afterparty’ dhe nuk kanë bërë asnjë postim me njëri-tjetrin.

revista.one/