Nuk është Gjesti! Zbulohet arsyeja e vizitës së Eglit në Prishtinë

Nuk është Gjesti! Zbulohet arsyeja e vizitës së Eglit në Prishtinë

May 12, 2025 0

Egli ngjalli reagime ditë më parë me një fotografi nga Prishtina. Në imazhin e publikuar, ajo shihet e vetme në sediljen e shoferit, pa dhënë asnjë informacion shtesë. Kjo ka lënë hapësirë për interpretime dhe shumë pikëpyetje nga ndjekësit e saj.

Spekulimet nisën menjëherë, veçanërisht rreth Gjestit – ish-partnerit të saj me të cilin kishte një lidhje të shumëkomentuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania 4.

Por tashmë siç duket është zbuluar arsyeja e vizitës së saj në Prishtinë. Sipas burimeve të Prive by Liberta Spahiu, Egli ka qëndruar për tre ditë në kryeqytet dhe është larguar në mesditën e ditëlindjes së Gjestit për në Tiranë. Gjatë qëndrimit, ajo ka qenë e shoqëruar nga një mike dhe ka fjetur në një prej hoteleve të qytetit.

Burimet theksojnë se qëllimi i vizitës ishin angazhimet e saj profesionale. Egli është duke punuar për projekte të reja muzikore në studio dhe ka zgjedhur artisten Fifin si bashkëpunëtore në këto projekte. Një nga këngët e reja të Eglit pritet të jetë pikërisht në bashkëpunim me Fifin.

Në një postim të ri të shpërndarë në InstaStory, bukuroshja paralajmëron diçka për publikun.

Megjithatë, nuk ka dhënë detaje shtesë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

“Ku, çka, pse? Sonte…”, ka shkruar ajo.

Mbetet për t’u parë nëse në këtë ditë do të lansohet ndonjë projekt i ri nga Tako.

revista.one/