Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’

Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’

May 13, 2025 0

Emocion, krenari dhe një shpërthim reagimesh pozitive – Shqipëria është zyrtarisht finaliste në Eurovision Song Contest 2025, që po mbahet këtë vit në Bazel të Zvicrës.

Grupi Shkodra Elektronike, përfaqësuesit e Shqipërisë, arritën të sigurojnë një vend të merituar në finalen e madhe me performancën e tyre energjike dhe të veçantë të këngës “Zjerm” gjatë gjysmëfinales së parë të mbajtur sonte.

Me një skenografi elektrizuese dhe një kombinim autentik të muzikës tradicionale shqiptare me elemente moderne elektronike, Shkodra Elektronike rrëmbyen vëmendjen e publikut evropian dhe votat e mjaftueshme për të kaluar më tej.

Kjo shënon një sukses të madh për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke konfirmuar edhe një herë se muzika shqipe ka potencial të konkurrojë denjësisht në skena të mëdha si Eurovision.

Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunën, më 17 maj, dhe Shqipëria do të jetë mes 26 shteteve që do të garojnë për trofeun e këtij viti.

Pas performancave të zjarrta nga 15 shtete konkurrente në gjysmëfinalen e parë, publiku dhe juritë votuese kanë përzgjedhur këto dhjetë shtete që do të vazhdojnë garën për trofeun e madh të këtij viti.

Norvegjia
Shqipëria
Suedia
Islanda
Holanda
Polonia
San Marino
Estonia
Portugalia
Ukraina.

Momenti i shpalljes së finalistëve u prit me emocione të mëdha në arenën “St. Jakobshalle” dhe në EuroVillage, ku mijëra fansa të Eurovisionit kishin ndjekur nga afër performancat dhe rezultatin.

revista.one/