Alba Pollozhani largohet nga Ferma Vip 2, pas saj ikën edhe Lim Hoti
May 14, 2025Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma Vip 2.
Vendimi është marrë nga vetë fermerja në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, por sipas rregullores, ajo duhej të qëndronte edhe 24 orë.
Albano Bogdo, kryeplaku i Ferma VIP lexoi zarfin e mbërritur në Fermë vetëm pak minuta më parë ku shkruhej: Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma Vip2.
Çfarë deklaroi Alba në spektaklin e kaluar: Dua të largohem nga Ferma VIP! Nuk kam pse të rri këtu, kur nuk ndihem mirë vetëm me atë që kisha! Kam disa parime që nuk mund ti shmang në jetë, nuk ka lidhje vetëm me Limin, por ka të bëjë me energjinë brenda shtëpisë, energjia me njëri-tjetrin shpesh herë mund të na lidh, por ata bllokojnë çdo lloj energjie reale për shkak të protagonizmit. Nuk jam e lumtur me të gjitha intrigat dhe skemat vetëm për shkak të protagonizmit!

Në një intervistë në ambientet e fermës, menjëherë pas ndërprerjes së garës, Alba deklaroi se fermeri që do të rrëmbejë çmimin e madh është Lim Hoti.
Ajo renditi si finalist Elinarën, Federikun, Erandin dhe Big Bastën.
a i përket vendimit të saj për t’u larguar, Alba u shpreh se vendos veten e saj para çmimit dhe famës.
“Eksperienca në Ferma VIP ishte shumë fantastike. Kam mësuar shumë gjëra si me natyrën edhe me veten time. Marrja e vendimit për të dal ishtë e vështirë, normalisht doja ta vazhdoja garën. Duke vendos disa gjëra para çmimit dhe famës, më duhet të merrja vendimin për të dal. Me aq sa pash aty, Lim Hoti është ai që fiton garën. Finalistët, ose të paktën gjysmë finalistët që unë shoh janë Elinara, Federik, Erand dhe Big Basta”, tha Alba.
Vendimi është marrë nga vetë fermerja në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, por sipas rregullores, ajo duhej të qëndronte edhe 24 orë.
Pas largimit të Albës, Lim Hoti ka vendosur të ndërpresë papritur rrugëtimin e tij në “Ferma ViIP”.
Fermeri duke falenderuar produksionin për mundësinë, ka treguar edhe arsyen pse e mori këtë vendim.
Lim Hoti: Eksperienca ishte shumë spektakolare, nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës time. Ka momente shumë të bukura, të cilat do mbeten në mendjen time. Faleminderit produksionit, fermerëve. Unë e dua shumë publikun dhe ata që më ndjekin, shumë faleminderit për përkrahjen. Por thjesht nuk po duroja dot. Duhet të ikja se s’bën. Finalist shikoj Big Mamën dhe i uroj fitore!
revista.one/