Politika e vlerësimeve në Eurovision: “Zjerm” merr 0 pikë nga 24 juri, vota e publikut e çon në vendin e 8-të
May 18, 2025Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total.
Fituese në momentet e fundit u shpall kënga austriake, e cila parakaloi Izraelin me votat e publikut
Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare.
Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve.
Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel.
Pikët në total 218
Votimi nga publiku 173
Votimi për Shqipërinë nga juria- 45 pikë
Suedia 3 pikë
Azerbaixhan 0 pikë
Malta 0 pikë
Holanda 1 pikë
Sllovenia 0 pike
Armenia 0 pikë
Luksemburg 0 pikë
San Marino 0 pike
Ukrainë 0 pikë
Norvegjia 0 pikë
Austria 0 pikë
Franca 12 pikë
Italia 3 pikë
Portugalia 4
Danimarka 0
Letonia 0
Kroacia 0 pike
Irlanda 0 pike
Polonia 5 pike
Mali i Zi 10 pike
Greqia 2 pike
Serbia 0 pike
Cekia 0 pikë
Britania e Madhe 0 pike
Spanja 1 pike
Finlanda 0
Australia 0
Gjermania 0
Belgjika 0 pikë
Izraeli 0 pike
Lituania 0 pikë
Gjeogjia 0 pikë
Qipro 4 pikë
Estonia 0 pikë
Zvicra 0 pikë
12 pikët e jurisë shqiptare për Francë

Austria është zyrtarisht fituesja e Eurovision Song Contest 2025, që u mbajt mbrëmjen e së shtunës në Bazel të Zvicrës.
Me këngën “Wasted Love”, artisti austriak JJ elektrizoi publikun dhe juritë, duke sjellë një performancë që ngjalli ovacione dhe e dërgoi vendin e tij drejt fitores.
Performanca e JJ në skenë u përshkua nga një intensitet emocional dhe estetik mahnitës. Ai shkëlqeu jo vetëm vokalisht, me një zë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, por edhe vizualisht, me një skenografi moderne dhe ndriçime që e theksuan çdo emocion të këngës.
“Wasted Love” u konsiderua një nga këngët më të kompletuara të këtij edicioni – një kombinim perfekt i muzikës pop me thellësi emocionale dhe një interpretim që qëndroi gjatë në kujtesën e audiencës.
JJ arriti të mbledhë pikët më të larta si nga votat e jurisë, ashtu edhe nga televotimi i publikut, duke siguruar kështu një triumf të merituar.
Kjo është fitorja e treta e Austrisë në historinë e Eurovisionit, pas suksesit të mëparshëm në vitin 2014 me Conchita Wurst.

revista.one/