Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 në “Pushime on Top” bashkë me Lean dhe të tjerë

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 në “Pushime on Top” bashkë me Lean dhe të tjerë

May 23, 2025 0

Disa nga ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ndodhen me pushime së bashku, për shkak se janë me xhirime me emisionin “Pushime on Top”, i cili shumë shpejt do të vijë me sezonin e ri në ekranin e madh të Top Channel.

Në mesin e ish-banorëve janë Rizarta, Krisa dhe Shkëlzeni, të cilët një ditë më parë ishin në një lidhje live me emisionin “Pardon my French”.

Moderatorja e njohur, Jonida Alickolli, ngacmoi pak Shkëlzenin dhe Rizartën, për të cilët kanë nisur aludimet se janë në një lidhje dashurie.

Jonida në një moment gjatë intervistës pyet ish-banorin se kë nga vajzat pranë tij ka të preferuar dhe ai përgjigjet:

“Lajmet kanë dalë po janë false. Ka qenë ish-e preferuar, ne e kemi lënë Big-un atje. Tani e preferuar e gjithë resortit është Lei”.

Këtu ndërhyn Rizarta e cila shprehet:

“Jemi vetëm miq

Ndërkohë Shkëlzeni jep një lajm ekskluziv se është në një lidhje serioze dhe shton se vajza në fjalë nuk është në resort.

 Të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin, kanë qenë live nga Turqia, Lei Kraja me Eni Shehun dhe disa prej ish-banorëve të edicionit të katërt të BBV. Dy moderatorët zbuluan më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të “Pushime On Top” që do të fillojë në ekranin e Top Channel.

Si do të jetë ky sezon i ri? Çfarë të rejash do të kemi nga emisioni veror?

“Shumë kemi xhiruar dhe jemi deri sa të fillojmë transmetimi me datë 23 qershor. Çdo gjë dhe çdo ditë do të jetë e ngarkuar deri nga mesi i gushtit. Destinacionet e huaja janë edhe këtë vit. Ky serial është risi për këtë vit që ne eksperimentuam dhe do t’ia dalim më së miri që të sjellim 8 episode me këta personazhe të momentit që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë verës në ekrain e Top Channel”.

Këtë sezon do të ketë dhe personazhe të rinj që janë përfshirë në program. Eni Shehu zbuloi se:

“Ne jemi pak të shkëputur këto ditë nga pjesa tjetër e stafit që vazhdon të punojë. Kemi Dea Vierin dhe Grinesin, të dy kanë një rubrikë shumë të këndshme rreth agroturizmit dhe turizmit rural në Shqipëri që është një temë kryesore e këtij viti. Fryma e re e tyre do të sjellin edhe këtë pjesën e panjohur që është edhe shumë atraktive për syrin në televizion.

ei në fund të intervistës ka falenderuar edhe Blerina Shehun për punën e saj në “Pushime on Top”.

revista.one/