Ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Fitova audicion në filmin për të rritur, kam qenë zhigolo
May 30, 2025Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Aldo Fetahu, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana”, ku ka dhënë disa deklarata shumë pikante. Ai është shprehur se ka qenë një zhigoli, ka pasur partnere një eskortë dhe shumë të tjera.
I pyetur ‘ke marrë pjesë ndonjëherë në audicione për aktor?’, Aldo i habiti të gjithë me përgjigjen që dha, pasi tregoi se ka marrë pjesë në një tjetër lloj industrie.
“Po, e kam provuar disa herë. Kam marrë pjesë në audicione në tjetër lloj industrie… Në filma për kinema e kam provuar, por nuk më ka ecur se nuk jam për atë punë. Kur isha në Angli e provova, si aventurier që jam, kam shkuar në audicione të filmave për të rritur. Fitova, por pastaj mora vesh disa gjëra që nuk më tërhoqën më. Duhet të kesh një lloj rutine, një lloj regjimi, duhet të hash dieta të specifikuara, të marrësh medikamente… E kisha pak merak, kështu që nuk u mora”, tha ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë.
Ndërsa në lidhje me pagesën, Fetahu u shpreh:
“Shumë të mira. Për atë skenën që më caktuan, ishte që burri i saj do të shkonte në punë, dhe unë isha ai dashnori sekret. Ka të bëjë shumë dhe fama, emri që ti ndërton në atë industri. Ishte 4200 paund vetëm ajo skena – sepse aktorja ishte shumë e famshme – për skenën që unë do bëja, por dhe për kohëzgjatjen e xhirimit, nga 40 minuta në 1 orë… Sa më shumë të mbash, aq më mirë është.”
Kohët e sotme, shumë djem të rinj në moshë, krijojnë marrëdhënie me gra më të mëdha se ata dhe që janë në gjendje të mirë financiare, për të përfituar nga ato. Si e komenton?
Sponosor, sponsor gjeneral quhen. Unë dikur vishja bluzën me emrin e saj. Unë kam qenë zhigolo, ajo gruaja ka qenë sponsor. Dhe unë vishja bluzën si ato fanellat e sportit dhe vendosja dhe emrin e saj, zakonisht në përditshmëri kur dilja. Ajo ka qenë shumë posesive dhe nuk i vë faj fare, sepse duhej që të më ruante nga rreziqet e jashtme, sepse pa potencialin tim dhe mendoi që më mirë t’i ruaja për vete.
Si shkohet deri në këtë pikë?
Ti shkon nëpër vende që këto frekuentojnë, vende luksi, pub-e. Ti vishesh, krekosesh, bëhesh gati për atë punë. Gjurmon, shikon lëvizjet e njerëzve, psikologjis gjithë ambientin ku ti je. Ajo pastaj duket që nga veshja, veshja e thjeshtë, por ka erë leku. Aty bëni muhabet dhe ti bën dhe disa pyetje, që a është e shoqëruar, si e la burri vetëm dhe, ajo të thotë që është e divorcuar…
Po nëse nuk është e divorcuar?
E divorcojmë ne… /TAR/

revista.one/