I penduari/ Krimineli me universitet, më i kërkuari për tu eliminuar, u shpëtoi 14 atentateve

I penduari/ Krimineli me universitet, më i kërkuari për tu eliminuar, u shpëtoi 14 atentateve

June 3, 2025 0

“14 herë është tentuar të ekzekutohet”, u raportua në Top Story për “dëshmitarin e drejtësisë” Erion Alibej, ku doli se janë premtuar pagesa nga 300 mijë euro deri në miliona euro për ‘kokën’ e tij.

“Dëshmia e tij është e rëndësishme se kryqëzohet me dëshminë e Dumanit dhe enkriptimit të Sky Ecc, 14 herë është tentuar të eliminohej, janë premtuar pagesa nga 300 mijë euro deri në miliona euro, që nga atentati në shtetin ku qëndronte, Holandë, vaji në rrugë, ideja e hedhjes së eksplozivit me dron mbi banesën e tij, sasi prej 50 kg tritol dhe implikimi i policisë, që të vritej kur të shoqërohej nga polici, rivalët kishin plan të vendosnin 5 kg tritol në dhomat e shoqërimit”, u tha në emision.

“Ishte kat i lartë dhe s’llogaritej pesha e eksplozivit për të mos vrarë të tjerët”, shtoi Ervin Karamuço.

I akuzuari rrëfeu gjatë dëshmisë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion emra dhe detaje nga krimet më të rënda në vend.

Alibej është një person me arsim të lartë dhe sipas dëshmisë së tij, u implikua në botën e krimit për shkak të borxheve të të vëllait.

“Alibej ka treguar zanafillën e pasurisë dhe historisë së tij, Alibej është person me arsim të lartë ka bërë një jetë të qetë është rritur pa baba, është kujdesur për nënën e sëmurë. Kurse vëllai i tij ka zgjedhur një rrugë tjetër, ka emigruar që 16 vjeç dhe krijonte pasuri dhe borxhe të mëdha kur humbnin ngarkesat e drogës dhe do ta vrisnin.

Alibej nuk ka pasur ngarkesa kriminale deri kur udhëtoi jashtë vendit, shkoi në Itali për të marrë ilaçet e nënës dhe duke qenë që kishte një urdhër arresti për vëllanë e tij, e arrestojnë si pjesë të grupit, ai bëri 3 vite burg dhe prej atëherë u zhyt në botën e kokainës, merrte ngarkesa të mëdha. Disa prej armiqve të tij ishin edhe shokët e tij të fëmijërisë, si Çopjat. Në vitin 2018 i eliminuan vëllanë, u dyshuan si autorë emra të krimit në Elbasan dhe u zbulua se fshiheshin vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja”, u raportua në Top Story.

Çfarë tha Policia kur e arrestoi në vitin 2020

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Shkumbini”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, e 34-vjeçarit që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 34-vjeçarin, për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan, pasi një pune hetimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve.

Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për shtetasin E. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

revista.one/