Ilnisa Agolli “Flet” sërish: E vërteta që s’ka frikë
June 3, 2025Pak muaj pas mbarimit të “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli pa humbur kohë, iu drejtua sërish ekranit. Moderatorja u rikthye tek dashuria e saj e vjetër, në ekranin e Top Channel me emisionin e saj “Flet”. Një podcast pa filtra, i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Me rrëfime të sinqerta nga të ftuarit, pa doreza, me deklarata të fuqishme dhe të pathëna më parë…
Tashmë, pas suksesit të sezonit të parë, “Flet” rikthehet sërish! Ilnisa Agolli vjen sërish në ekranin e Top Channel dhe në valët e Top Albania Radio-s!
Podcasti “Flet” me Ilnisa Agollin, një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm.

revista.one/