Dikur e përjashtuan me bujë, Xheneta Fetahu rikthehet në “She’s on Top” me një rol të ri

Dikur e përjashtuan me bujë, Xheneta Fetahu rikthehet në “She’s on Top” me një rol të ri

June 5, 2025 0

Xheneta Fetahu është bërë e njohur për publikun shqiptar në spektaklin “She’s on Top”, në “E Diell”. Rrugëtimi i saj nuk ishte shumë i gjatë për shkak se u përjashtua pas në incidenti fizik me një tjetër konkurrente. Ky moment bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe ndezi reagime të shumta.

Ish-konkurrentja rikthehet këtë sezon në këtë format, por kësaj radhe me një rol krejt të ri. Ajo do të jetë opinioniste e spektaklit.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht në profilin e “E Diell”, ku thuhet se Xehente premton show dhe komente pa filtra.

“Zyrtare! Xheneta Fetahu opinioniste e “She’s On Top Club”! Dikur ish-konkurrente, Xheneta premton “show” dhe opinione mjaft pikante!”

Mos harroni! Të mërkurën ora 20:00 PREMIERE në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube! – E DIELL”, shkruhej në “Instagram”-in e “E Diell”.

revista.one/