Rita Ora shkëlqen me performancën në Uashington, prezanton edhe këngën e re “Heat”
June 7, 2025Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një paraqitje magjepsëse në World Pride Music Festival 2025 që u mbajt në Uashington, duke dëshmuar edhe njëherë pse është një ndër yjet më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare të muzikës pop.
Para një turme të madhe fansash entuziastë, 35-vjeçarja dhuroi një performancë energjike dhe të paharrueshme, ku solli hitet e saj më të njohura, por edhe atmosferën unike që vetëm ajo di të krijojë.
Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje, e cila feston diversitetin dhe dashurinë pa paragjykime, u prit me shumë entuziazëm nga të gjithë të pranishmit.

Rita u ngjit në skenë me një stil të guximshëm e tërheqës – e veshur me një reçipetë në stil leopard dhe një kombinim bluze e pantallonash të shkurtra me vija, ajo mahniti me sharmin dhe vetëbesimin e saj, duke sjellë gjithashtu edhe një mesazh force dhe vetëpranimi për të gjithë.
Përveç interpretimit të këngëve që e kanë bërë të famshme, Ora performoi edhe këngën e saj më të re, “Heat”, e cila është publikuar të premten dhe po cilësohet si një hit veror premtues.


Ritmet e nxehta dhe refreni ngjitës i saj e bënë publikun të këndonte dhe kërcejë bashkë me të.
revista.one/