“E ka krijuar Zoti…” Enca pyetet në ekran për hashashin dhe jep përgjigjen epike

“E ka krijuar Zoti…” Enca pyetet në ekran për hashashin dhe jep përgjigjen epike

June 8, 2025 0

Këngëtarja e njohur Enca, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për projektet e saj dhe jo vetëm.

Nga moderatoret nuk mungoi pyetja për situatën në të cilën ajo është përfshirë kohë më parë, për probleme me drejtësinë për shkak të lëndëve narkotike.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Gerta: A merresh më me mbjellje?

Rudina: Kjo është dhe kopshtare

Enca: Për ta sqaruar. Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend.

Kleoniki: Ti je hashash-pirëse? E konsumon hashashin. Është një bime shëruese që jepet edhe nga mjekët. Unë e shoh të shenjtë. Ti e përdor ritualistike, apo siç pi dikush alkool

Enca: Është pak temë sensitive për tu diskutuar në Shqipëri, unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë ‘zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj zotin të mos e pi atë’

Egla: Jemi në një ekran të rëndësishëm kombëtar, nuk do i bëjmë serenatë hashashit. Nuk është legal në Shqipëri.

Kleoniki: Legalizojeni pra!

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, ka ndarë me ndjekësit imazhe magjepsëse nga prapaskenat e këngës së saj më të fundit, duke u shfaqur me një pamje tërheqëse.

E veshur me një kostum të zi prej kadifeje, me dekolte të theksuar, rrjeta të zbukuruara me motive lulesh dhe doreza transparente, Enca sjell një kombinim të sensualitetit dhe elegancës klasike në një ambient ngjyrë rozë me detaje retro.

Veshja është e kuruar në detaj, duke reflektuar frymën artistike të projektit të saj të fundit muzikor.

Fotografitë janë shkrepur në setin e videoklipit të këngës më të fundit, që bëri bujë për shkak të paraqitjes së saj.

Në rrjete sociale, fansat e saj e kanë përgëzuar për pamjen e guximshme.

Me këtë paraqitje, Enca jo vetëm që promovoi këngën e re, por forcoi edhe më tej imazhin e saj si një artiste e kompletuar.

revista.one/