Kënga e Gjestit “Veshu ndrequ” arrin shtatë milionë klikime për vetëm dy javë

Kënga e Gjestit “Veshu ndrequ” arrin shtatë milionë klikime për vetëm dy javë

June 18, 2025 0

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e tij më të ri muzikor, “Veshu ndrequ”.

Kjo këngë ka arritur të kapë shtatë milionë klikime në YouTube në vetëm dy javë nga publikimi.

Kënga, që u lansua menjëherë pas daljes së tij nga BBVA, ka krijuar menjëherë jehonë në rrjetet sociale dhe është kthyer në një hit, duke u dëgjuar gjerësisht në çdo cep.

Me një ritëm modern, tekst me stil të dallueshëm dhe një videoklip dinamik, “Veshu ndrequ” ka konfirmuar pritshmëritë për Gjestin si artist, dhe jo vetëm si personazh televiziv.

Ky sukses tregon se Gjesti nuk ishte pjesë e reality shout vetëm për famë televizive, por për të ndërtuar me seriozitet karrierën e tij në muzikë.

Projekti po bën bujë në rrjete sociale, në klubet e natës dhe në platformat muzikore, duke u kthyer në një nga hitet më të mëdha të verës.

revista.one/