Diogo Jota u martua 11 ditë para vdekjes, mesazhi i dhimbshëm i gruas së tij
July 3, 2025Sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota, ka ndërruar jetë në një aksident tragjik trafiku në provincën spanjolle Zamora. Futbollisti 28-vjeçar ndodhej atje për pushime dhe muajin e mjaltit me bashkëshorten e tij, Rute Cardoso.
Vetëm 11 ditë para vdekjes, më 22 qershor 2025, Jota ishte martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Ruten – një dashuri që kishte nisur që në bankat e shkollës së mesme. Dasma, e organizuar në Portugali, ishte kurorëzimi i një historie dashurie të gjatë dhe të fortë.
Mbrëmë, bashkëshortja e tij ndau një video emocionuese nga dita e martesës, duke prekur zemrat e mijëra ndjekësve në rrjete sociale.
https://www.instagram.com/reel/DLm2CAUNhEK/?utm_source=ig_web_copy_link
Çifti ishte njohur gjatë shkollës së mesme dhe që nga viti 2012 kishin qenë në lidhje. Në korrik të vitit 2022, Jota e propozoi për martesë. Në publikimin e tyre të fundit me fotografi nga dasma, ata kishin shkruar: “22 qershor 2025 – Përgjithmonë”.
Gjatë këtyre viteve, ata përballuan së bashku shumë sfida dhe gëzime. Çifti kishte tre fëmijë: djemtë Denis dhe Duarte, si dhe një vajzë të lindur në vitin 2024.





Diogo Jota humbi jetën bashkë me vëllain e tij më të vogël, André, kur automjeti i tyre doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Aksidenti ndodhi më 3 korrik 2025, në rajonin spanjoll Zamora.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur botën e sportit dhe miliona tifozë në mbarë globin. Jota la pas një grua të përkushtuar, tre fëmijë të vegjël dhe një karrierë të pasur si futbollist – me suksese në klube të mëdha si Wolverhampton, Liverpool, dhe me paraqitje të shumta për kombëtaren portugeze.
Tragjedia ndodhi rreth orës 00:30 sipas orës lokale të enjten. Zjarrfikësit thanë se makina e tyre, një Lamborghini, doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome ndërsa po parakalonte një automjet tjetër dhe më pas u përfshi nga flakët. Në pamje duket Lamborghini i shkrumbuar.
Jota u martua me partneren Rute Cardoso vetëm muajin e kaluar, me të cilën pati tre fëmijë. Ai së fundmi ka postuar fotografi në rrjetet sociale nga ceremonia, e cila u zhvillua më 22 qershor. Jota ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin e Premier League sezonin e kaluar dhe gjithashtu luajti për Portugalinë ku ata mposhtën Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve në qershor.
Liverpool reagoi në një mesazh prekës. “Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, shkruan klubi anglez.
“Federata Portugeze e Futbollit (FPT) dhe i gjithë futbolli portugez janë plotësisht të shkatërruar. Shumë më shumë sesa një lojtar i mrekullueshëm, me pothuajse 50 paraqitje ndërkombëtare, Diogo Jota ishte një person i jashtëzakonshëm, i respektuar nga të gjithë shokët e ekipit dhe kundërshtarët, dikush me një gëzim ngjitës dhe një referencë në vetë komunitetin”, tha Pedro Proenca, kreu i FPT-së.
Diogo u martua më 22 qershor
Diogo Jota sapo ishte martuar me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë. Dasma u zhvillua më 22 qershor. Fotot tregojnë çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (lindur 2021), Duarte (2023) dhe një vajzë të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.
Karriera
Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për një shumë prej 44.7 milionë eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste.
Me Liverpoolin, ai fitoi Premier Leaguen në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atlético Madrid, Porto dhe Wolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë.

Tifozët e Liverpoolit janë në dhimbje pasi sulmuesi i tyre, Diogo Jota dhe i vëllai, Andre, humbën jetën në një aksident rrugor në Spanjë. Të shumtë në numër ata janë mbledhur jashtë stadiumit “Anfield Road” dhe me kurora me lule kanë kujtuar 28-vjeçarin.
“Ai do të mbahet mend me një buzëqeshje në fytyrë, duke shënuar gola për Liverpoolin. Por në një kohë si kjo, futbolli nuk ka rëndësi. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë, vëllai i tij ka ndërruar jetë bashkë me të dhe prindërit e tij kanë humbur fëmijët e tyre. Dua të them, ai do të mbahet mend përgjithmonë si një i ‘Kuq’ i shkëlqyer për ne, por kur ndodh diçka e tillë, futbolli nuk ka më rëndësi”, tha një nga tifozët.sulmuesit më të vlerësuar në Evropë.


revista.one/