Olsi Bylyku shoqëron një maturante nga Lushnja në mbrëmjen e Maturës

Olsi Bylyku shoqëron një maturante nga Lushnja në mbrëmjen e Maturës

July 3, 2025 0

Këngëtari dhe aktori i njohur shqiptar, Olsi Bylyku, ka fituar zemrat e fansave me një gjest të bukur dhe shumë të veçantë.

Ai ka realizuar dëshirën e një maturanteje nga Lushnja, e cila e kishte kontaktuar në WhatsApp me një kërkesë të pazakontë: t’i bëhej shoqërues në mbrëmjen e matures.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Olsi shihet teksa mbërrin me një veturë luksoze për të marrë vajzën, Roselën – një maturante bukuroshe dhe ekselente në mësime.

Ai shoqëroi Roselën në mbrëmjen e saj të matures, duke u bërë pjesë e një kujtimi të paharrueshëm për të dhe familjen e saj.

“Pas kërkesës së Roselës, një maturanteje ekselente me një familje të shkëlqyer, për të qenë unë shoqëruesi i saj në mbrëmjen e matures, më shumë se surprizë për të, ishte një satisfaksion shumë i madh dhe për mua! Suksese Rosela dhe të gjithë maturantëve!”, ka shkruar Olsi në profilin e tij në Instagram, duke e shoqëruar postimin me pamje nga momenti emocional.

Ky veprim i artistit është pritur me shumë entuziazëm dhe komente pozitive në rrjet, duke e vlerësuar për thjeshtësinë dhe afërsinë me publikun e tij.

revista.one/