Big Mama akuzon produksionin e “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar, unë nuk e shes veten…
July 4, 2025Pas përfundimit të edicionit të dytë të spektaklit “Ferma VIP”, ku Big Basta u shpall fitues, Big Mama shpërthen me akuza ndaj produksionit të Fermavip.
E ftuar në emisionin “Krejt n’Debat”, artistja karizmatike ka hedhur akuza të forta ndaj mënyrës si u menaxhua gara, duke aluduar se fitorja ishte e paracaktuar nga produksioni dhe se transparenca e votave lë shumë për të dëshiruar.
“Për mua fitorja ka qenë Roni edhe jam shumë me fat që e kam fitu. A pse s’kam fituar [spektaklin] ajo është e ditur, është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikujt i intereson vetëm titulli”, deklaroi ajo pa asnjë filtër.
Në stilin e saj të njohur të sinqertë dhe shpesh provokues, Big Mama shtoi: “S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë s’e shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë”.
Deklarata e saj ka ndezur rrjetet sociale, ku fansat e ndarë në kampe të ndryshme po komentojnë nëse edicioni i sivjetshëm ishte vërtet i drejtë apo i manipuluar për qëllime imazhi.
revista.one/