Sherri në Për’puthen, Eri përjashtohet përgjithmonë, çfarë u vendos për Dorin…
March 1, 2021Produksioni ka vendosur që protagonistët e sherrit të mbrëmshëm të përjashtohen nga programi, pasi sjellje të tilla janë të papranueshme.
Fillimisht, drejtuesja e emisionit Bora Zemani njoftoi përjashtimin e Erit, ndërsa të njëjtin fat pati edhe Dori, edhe pse sapo i është bashkuar emisionit.
“Eri është përfundimisht i përjashtuar nga ky program. Ndërsa Dori, djali i ri që iu bashkua programit, edhe Dori është përjashtuar nga emisioni. Më vjen keq sepse sapo ishte bërë pjesë”, tha drejtuesja e emisionit.
Konflikti fizik
Sherri i cili nisi me një koment banal nisi pas një debati në studio me hyrjen e Dorit.
Eri pasi doli nga studio për tu qetësuar tha për Dorin se: Po e mbroja, se thashë kam hyrë vetë i ri dhe e di ca presioni ka. ai e ka bërë për vëmendje.
Por pavarësisht kësaj Eri shkon sërish ‘të sqarohet’ me Dorin e pyet: ca ke ti për punë e leshit ore kokëpalarë.
Pas kësaj sherri mes tyre degjeneroi në përplasje fizike që kërkoi dhe ndërhyrjen e konkurrentëve dhe stafit mbështetës të Top Channel.