“Një keqkuptim i rëndë, mama ia dola”, Noizy reagon pasi lirohet nga burgu në Zvicër
July 10, 2025Reperi i njohur shqiptar Noizy më 5 korrik u arrestua nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut dhe për të është është kërkuar masa e paraburgimit. Arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale.
Megjithatë, ende nuk është shpallur një vendim. Për më tepër, prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar. Reperi shqiptar fillimisht kishte planifikuar një performancë në Rinora 4 në Rümlang.
Postimi i plotë i Noizyt (pa ndërhyrje):
“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma në Rinora 4.
Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane.
Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore.
Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”.
revista.one/