Shpat Kasapi mohoi se janë ndarë, Selvija e thumbon me postimin e fundit

Shpat Kasapi mohoi se janë ndarë, Selvija e thumbon me postimin e fundit

July 11, 2025 0

Shpat Kasapi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Kosova Live”, ku ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Selvije Jaon, partneren me të cilën ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit.

Lajmet për një ndarje mes tyre kanë qarkulluar në mediat rozë, por këngëtari i njohur i ka mohuar ato, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndarje, por vetëm për një “krisje” në raportin e tyre.

Ai u shpreh se marrëdhënia e tyre ka pasur momente të vështira, por gjithashtu theksoi se Selvija është një person shumë emocional dhe e ndjeshme, që ka tendencën t’i shprehë ndjenjat dhe gjendjen e saj përmes postimeve në rrjetet sociale.

Kjo deklaratë erdhi pas disa statuseve që Selvija kishte publikuar së fundmi, të cilat ngritën dyshime tek ndjekësit për një ndarje të mundshme.

Mirëpo, duket se edhe vetë Selvija nuk ka qëndruar pa reaguar. Ajo postoi një mesazh në InstaStory, i cili u interpretua nga ndjekësit si një ‘thumb’ i qartë ndaj deklaratave të Shpatit.

Ajo shkroi: “Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?”.

Ky postim është parë nga shumëkush si një mënyrë e tërthortë për të sugjeruar se ajo po mban brenda vetes detaje që do mund të ndryshonin perceptimin publik, nëse do t’i ndante. Megjithëse nuk përmendi emra, koha dhe konteksti i këtij reagimi e bën të qartë se i drejtohet pikërisht Kasapit.