“I ra fama nga fiku”, Egli i kthehet Anaid Kalotit: Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari

“I ra fama nga fiku”, Egli i kthehet Anaid Kalotit: Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari

July 14, 2025 0

Egli Tako ka zgjedhur një mënyrë të drejtpërdrejtë për të dhënë një mesazh ndaj Anaid Kalotit me nënkuptim përmes rrjeteve sociale.

Në një Instastory të publikuar së fundmi, ajo shkroi në gjuhën angleze “A Queen never leaves her throne to address a peasant throwing stones” (Një Mbretëreshë nuk e lë kurrë fronin e saj për t’iu drejtuar një fshatari që hedh gurë).

Ky status i pazakontë dhe metaforik është interpretuar nga ndjekësit si një kunj i hapur.

Edhe pse Egli nuk përmend emra, përmbajtja lë pak vend për dyshime, duke sugjeruar se dikush po e provokon nga “poshtë”, ndërsa ajo zgjedh të ruajë qëndrimin e saj të lartë.

Kujtojmë se Anaid Kaloti ka shpërndarë sot një postim të gjatë e të drejtpërdrejtë në Instagram, ku shpërthen (sërish) ndaj dy ish-banorëve të BBVA4 – Gjestit dhe Eglit.

Pas një postimi të mëhershëm ku aludonte për një ngjarje të ndodhur në hotel “Sheraton” dhe për hipokrizinë e disa çifteve që simulojnë dashuri për vëmendje, Anaidi u përball me një reagim nga Gjesti, i cili e quajti “zemërprishur”. Ndërsa Egli zgjodhi një thumb më të rafinuar, duke shkruar se “nuk merret me fshatarë”.

Por sot, Anaidi i është rikthyer temës me tone të forta dhe ironi therëse.

Ai përmend “fabulën me pesë dëshmitarë”, që sipas tij përfshin Gjestin, Eglin, menaxherin e tyre dhe dy persona të tjerë, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur diçka që publiku ende nuk e di. Anaidi e cilëson gjithë narrativën e çiftit si të fabrikuar dhe akuzon ata për aktrim e manipulim publik vetëm për të mbajtur vëmendjen e ndjekësve.

Ai thotë se i ka ndihmuar dhe i ka mbrojtur në kohë të vështira, por tani i quan mosmirënjohës. Për Eglin shkruan se është “mbretëreshë e heshtjes” që “ka sakrifikuar gjithçka për këtë histori”, ndërsa për Gjestin përdor ironi të hidhur duke përmendur borxhe, energji elektrike dhe lavde publike.

Në fund, ai s’e kursen ironinë as për reagimin e tyre ndaj rrëfimit të tij të djeshëm:

“Në 2025 vetëm chat-gpt mund të trillojë histori kaq të dobët.”

Kjo nuk është hera e parë që Kaloti sulmon Gjestin dhe Eglin. Këtë e ka bërë shpesh edhe në studion e Top Channel.

revista.one/