Nga muzika te futbolli, Loredana dhe Karim në një ‘arratisje’ romantike në Paris

Nga muzika te futbolli, Loredana dhe Karim në një ‘arratisje’ romantike në Paris

July 19, 2025 0

Këngëtarja e njohur Loredana Zefi dhe futbollisti i Dortmundit, Karim Adeyemi, po përjetojnë momente të lumtura së bashku.

Çifti i famshëm është parë duke shijuar një udhëtim romantik në Paris, ku Loredana ka ndarë një foto të ëmbël pranë të dashurit të saj.

Në imazhin e publikuar, këngëtarja shfaqet e qetë dhe e dashuruar, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kanë ndërtuar.

Loredana është gjithashtu nënë e një vajze, për të cilën duket të jetë shumë e përkushtuar dhe e dashuruar.