“Më zi se serbi do të ta bëj”, Antonela Berisha përfshihet në mesazhe skandaloze me një ndjekëse nga Kosova
July 22, 2025Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, është përfshirë sërish në një situatë të diskutueshme në rrjete sociale, pas një komenti të hedhur në profilin e saj nga një ndjekëse nga Peja.
Komentuesja i rikujtoi episodin e bujshëm të vitit të kaluar, kur Antonela u përfshi në një përplasje fizike me Klea Prengën gjatë një debati publik, ngjarje që më vonë Berisha e justifikoi si një përpjekje për të mbrojtur motrën e saj. Komenti përmendte faktin që ajo nuk ishte ndëshkuar për atë incident dhe e lidhte këtë me mungesën e drejtësisë në Shqipëri.
Pas këtij reagimi, Antonela i është drejtuar ndjekëses përmes mesazheve private, ku ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese, duke i kërkuar asaj takim për të “sqaruar situatën”. Përmes disa mesazheve të dërguara, ajo e fton ndjekësen të përballet me të dhe në disa raste i referohet me tone denigruese, madje duke kaluar në ofendime me përmbajtje etnike dhe aludime për dhunë.
Ndjekësja në fjalë është shprehur për JOQ Albania se nuk kishte asgjë personale ndaj Antonelës, por komentoi si çdo përdorues tjetër në rrjet, dhe nuk e kishte pritur një reagim kaq ekstrem.



Vetë Antonela në reagimin e saj shkruan se mesazhet janl gjeneruar me Inteligjencë artificiale. Ajo akuzoi JOQ për fushatë denigruese.
revista.one/