Pse i ra Gjestit numri i ndjekësve? Ish-banorja e BBV4 ‘rrëmben’ vendin e parë!
July 25, 2025 0Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Një javë më parë Gjesti numëronte 605 mijë ndjekës dhe sot numëron 602. Gjesti ka humbur 3 mijë ndjekës.
Egli një javë më parë ishte në shifrat 371 mijë dhe këtë javë është njësoj. Këngëtarja Egli Tako është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas performancës së saj në një koncert të fundit, ku interpretoi këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës. Paraqitja e saj u komentua gjerësisht, por jo për arsye pozitive.
Françeska Murati vijon njësoj me 151 mijë ndjekës. Sara Hoxha një javë më parë numëronte 593 mijë ndjekës dhe këtë javë mbetet sërish në vend.
Kujtojmë se Sara Hoxha dhe Erik Fullani kanë shijuar pushimet së bashku, duke ngritur menjëherë dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Në vendin e parë është Krisa Caushi, e cila një javë kishte 73 mijë ndjekës, ndërsa tani shkoi në 75.6 mijë ndjekës. Kutojmë se ish-banorja e Big Brother VIP është vlerësuar së fundmi nga publiku për intervistat e dhëna në media.