‘U kthyem në Kosovë’/ E papritura u ndodh Gresës dhe Vullnetit

‘U kthyem në Kosovë’/ E papritura u ndodh Gresës dhe Vullnetit

July 25, 2025 0

Pushimet që Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi  po kombinonin me angazhimet profesionale në Shqipëri janë ndërprerë në mënyrë të papritur për shkak të një aksidenti rrugor.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, të cilët ndodheshin në vend për të xhiruar episodet e radhës të emisionit “S’je ti që vendos”, janë detyruar të anulojnë planet dhe të kthehen për shkak të ngjarjes së papritur.

Fatmirësisht, të dy kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, por automjeti ka dalë i dëmtuar rëndë. Si pasojë, xhirimet janë pezulluar deri në një njoftim të dytë, derisa gjendja e tyre shëndetësore të jetë stabilizuar plotësisht.

revista.one/