“E kërkojmë shejtanin…”/ Danja zbulon se është xheloze
July 31, 2025Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Danja Koka, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top”.
Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Danja Koka, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Krajën, ku ka folur për jetën e saj private.
Pjesë nga intervista:
Në rrjete sociale ke një profil fals që të mos dallohesh?
Do të tregohem shumë e sinqertë për këtë. E kam hapur vetëm tre muaj në jetën time, dikur para tre vitesh. Kisha një profil fals. Pastaj i thashë vetes ‘o gocë për çfarë të duhet’. E lashë pastaj, e hoqa. Do të thuash ti a më duhet ndonjëherë për të parë… u them shoqeve të mia.
Ke e bërë ndonjëherë ndonjë postim me mesazh indirekt, kunja për dikë që nuk të pëlqenbërë ndonjëherë ndonjë postim me mesazh indirekt, kunja për dikë që nuk të pëlqen.
Jo nuk kam bërë, kam preferuar t’ja them gjërat në sy. Së fundmi kisha një situatë të tillë me një nga banoret e shtëpisë dhe preferova t’ja thosha në sy.
Në dashuri, ke bërë ndonjëherë sikur nuk je xheloze por realisht ke kontrolluar “Instagram”-in e atij natën?
Unë them nuk jam xheloze. Por e kam kapur veten një dy herë duke kontrolluar. E di që nuk është mirë, por ne gocat ndonjëherë e kërkojmë shejtanin aty ku nuk është. Por përgjithësisht jam natyrë e tërhequr
Na ke surprizuar pak se zakonisht ish-banorët i shohim me njëri-tjetrin, kurse ty nuk të kemi parë në shoqërinë e ndonjë ish-banori. Mban ndonjë miqësi ose ke ndonjë mik të afërt?
Faleminderit që më pyete sepse mesa di unë mbase janë mbledhur, por unë nuk jam natyra t’ju bëj telefon njerëzve se ‘jam këtu’. Di të them se kur ne kemi rastisur nëpër intervista apo dalje televizive, është kjo ‘hej më ka marrë malli, do të takohemi’, por nuk është se ka patur.
Mendon se xhelozojnë?
Unë di të them këtë tjetrën që secili ka kësmetin e vet. Që do të thotë nëse unë po bëj diçka sado e vogël apo e madhe të jetë ajo, që nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme për të qenë me këmbë në tokë, si do të jetë ti ke kësmetin tënd. Unë nuk e kam për gjë që të mos të komplimentoj apo të mos them sa bukur, sa mirë shkoi. Fjalët pas shpine i kam bezdi.
Fansat janë kuriozë të dinë se si i ke marrëdhëniet me Aldon, Eglin, me Gertën dhe Rozanën?
Me Rozanën kam rastisur dhe e kemi lënë të takohemi, me Gertën po ashtu. Krisën e kam takuar dhe e takoj me shumë qejf se është vajzë solare. Pastaj pjesa tjetër, nuk jam bërë në fakt.
Në marrëdhënie pune, ke bërë ndonjëherë sikur nuk të intereson bashkëpunimi vetëm për t’u bërë më e kërkuar?
Nuk e kam këtë natyrë, kur nuk më pëlqen them ‘faleminderit por nuk jam e interesuar’. Mbase pjesën tjetër mund ta lëndoj a ku di unë se ç’a.
Ke refuzuar një bashkëpunim për arsye pagese?
Duke qenë se tre muaj na doli shpirti atje, kam përshtypjen që jam në një fazë që nuk mund të them ‘ok, hajde s’ka gjë se mund ta bëjmë falas çfarëdo lloj gjëje’. Patjetër që ka një kosto, nuk ka kosto të çmendura, nuk jam edhe natyra. Më vjen edhe zor, mendoj edhe për biznesin. Shoqëria më thotë ‘s’ke për t’u bërë kurrë’. Tani shpejt kam dy projekte që nuk kanë kosto marramendëse por unë do ta bëj se më pëlqen.
lanet për të ardhmen, ku do të shohim në shtator? Ku e mendon veten? Ku e shikon veten? Ku dëshiron ta shikosh vete?
Dua shumë ta shoh edhe unë veten në televizion, aty do jemi dhe aty do të shihemi.

revista.one/