Ç’po i ndodh G-Banit? E shpallin “non grata” në Kosovë, i anulojnë koncertin për një koment
August 1, 2025Një deklaratë e bujshme e bërë nga këngëtari i njohur G Bani në TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme. Artisti, në një video ku shprehej i revoltuar ndaj komenteve fyese që kishte marrë, u shpreh ndër të tjera: “Po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-ën”.
Kjo fjali u konsiderua e papranueshme nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas, të cilët njoftuan anulimin e koncertit të planifikuar për mbrëmjen e nesërme. Në një deklaratë zyrtare, ata shprehën shqetësimin e tyre ndaj gjuhës së përdorur nga artisti.

“Si organizatorë të këtij festivali e konsiderojmë të papranueshme gjuhën fyese dhe mungesën e etikës në komunikim. Ky festival tashmë gëzon reputacion të lartë dhe nuk mund të jetë platformë për artistë që shfaqin qëndrime denigruese ndaj qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.
Organizatorët theksuan se “Muaji i Mërgatës” është një ngjarje që ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve nga mërgata me ata në vendlindje, përmes kulturës, respektit dhe dinjitetit. Çdo shfaqje që bie ndesh me këto vlera nuk do të tolerohet.
“Respekt për të gjithë artistët e mirëfilltë që kontribuojnë me profesionalizëm, etikë dhe dashuri për publikun shqiptar”, u shtua më tej në deklaratë.
Pas anulimit të koncertit, G Bani reagoi sërish me një video, ku tha se komentet e tij ishin të drejtuara ndaj një grupi ndjekësish që e kishin fyer, dhe jo ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Por, sipas organizatorëve, fjalët e tij e kishin kaluar kufirin e tolerueshëm dhe vendimi për anulim mbetet i pakthyeshëm.
Ish-banori i Big Brother Albania, G Bani, ka publikuar së fundmi një postim të gjatë dhe tejet emocional në rrjetet sociale, i cili ka shkaktuar reagime të shumta dhe diskutime në publik.
Me një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, ai ka ndarë ndjesitë personale për jetën, dashurinë, vetminë dhe përballjet me vështirësi të shumta.
Postimi i tij është parë si një ‘shpërthim’ i ndjenjave të grumbulluara dhe si një dëshmi e sinqertë e një personi që po përballet me plagë të brendshme e sfida të jetës së përditshme.
Në vijim është shkrimi i plotë i G Banit:
“Po, fitove. Po, vetëm. Po, selfie. Po, makinën në servis. Po, A-Class. Po, n’shtëpi me qera. Po, me 100 halle. Po, beqar. Po, pa sukses në karrierë. Po, i refuzuar nga shoubizi. Po, nevrik, pa sens humori. Po, pa grup sherri. Po, 44 vjeç. Po i dëmtuar në sy e në këmbë.
Po, ish shofer pikash. Po, ish përdorues hashashi. Po, të desha. Po më mungon. Po e kam shkruar për ty statusin atëherë. Po ashtu je. Po e di se kujt i shkruan e nuk ta var. Po, mirë veprova që t’u afrova.
Po mirë veprova që të bllokova. Po mirë veprova që t’u luta pastaj. Po u mërzita, vuajta, lotova.
Po fola për ty me shokë e shoqe deri sa i lodha. Po nuk do kthehesh kurrë. Po, edhe po të kthehesh do jesh thjesht një më shumë.
Po ma shpife dashurinë, puthjet, dëshirën për t’u martuar. Po, humba. Po fitove”.

revista.one/