Habit fituesja e “She’s On Top”: Do të bëhem inxhiniere…
August 1, 2025E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Rigelda Totraj, fituesja e edicionit të gjashtë të “She’s On Top”. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën në këtë program, përjetimet pasi doli fituese, por dhe hapat e saj të ardhshëm…
Rigelda u ndal pak dhe te marrëdhënia e fortë që ka me mamanë e saj, duke e cilësuar si një shoqe dhe mbështetësen e saj më të madhe në këtë rrugëtim.
Një vend të veçantë zë dhe babai i saj, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, por që Rigelda thotë se po zgjedh të vazhdojë në hapat e tij të karrierës për ta ndierë edhe më afër:
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me mamin, e kam si shoqe. Ka qenë një ndër suportueset e mia më të mëdha në “She’s On Top”, më shkruante për çdo gjë. Këtë lloj marrëdhënie kemi patur që kur isha e vogël, që më rriste me këshillat e saj dhe unë përshtatesha me idetë apo me aprovimet që më bënte. Absolutisht që jetën time është një person shumë i rëndësishëm dhe ai është babi. Kam kaluar 17 vite më të lumtura të jetës sime me babin, duke qenë se është pika ime e dobët. Këtë e kam prekur edhe pak në “She’s On Top” nga një moment spontan, se nuk doja ta përmendja sepse e dija që në atë pikë jam e dobët dhe do qaja ashtu siç kam qarë. Babin e dua shumë dhe këtë fitore ia dedikoj atij. Kur isha 17 vjeç unë mora dhe një vendim tjetër për ta vërtetuar këtë ndjesi që kisha brenda meje, sepse ndonjëherë në jetë ndihesh fajtore kur nuk e bën diçka dhe ke mundësi të reflektosh në diçka që mundesh ta bësh. Zgjodha që të ndjek shkollën që ka bërë babi, që të ndihem më afër tij dhe të bëhem inxhiniere si ai”.