“Me shokun”, Getoar Selimi bën gati një këngë të re

“Me shokun”, Getoar Selimi bën gati një këngë të re

May 2, 2021 0

Reperi Getoar Selimi ka nisur punën për një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Siç shihet, ai ka filluar përgatitjet për këngën e re duke qenë se shfaqet në një studio muzikore.

Megjithatë, Ghetto Geasy (emri artistik) nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këngës – nëse do të jetë bashkëpunim apo solo.

“Me shokun”, ka shkruar ai.

Projekti i radhës mbase do të jetë pjesë e albumit të ri të Getit dhe Majk, nga i cili tashmë është publikuar vetëm një këngë.

“Hajde te baba” titullohet prurja e fundit e Geasy dhe Majk e lansuar në dhjetor të vitit që lamë pas.

Për kaq muaj ka arritur të mbledh mbi katër milionë klikime në platformën YouTube.

revista.one/

Youtube: Geasy Majk