Laert Vasili: Nuk mund të bëj s… me Ilnisa Agollin, edhe sikur të…

Laert Vasili: Nuk mund të bëj s… me Ilnisa Agollin, edhe sikur të…

August 2, 2025 0

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë aktori i njohur, Laert Vasili. Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 4” ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër… 

Laerti ka një marrëdhënie shumë të ngushtë shoqërore me Ilnisa Agollin. I pyetur nga Ronaldo nëse e ka tërhequr ndonjëherë seksualisht, aktori u përgjigj: 

“Çfarë thua?! Ilnisën e njoh prej 11 vitesh, e kam shoqe. Unë nuk i ngatërroj këto”. 

Në një intervistë të Ilnisës, ajo u shpreh për ty: ‘Sikur mashkulli i fundit në rruzullin tokësor të ishte, nuk do të bëja kurrë marrëdhënie me të!’ A u ofendove? 

Ka shumë të drejtë! Unë të ofendohem?! Përkundrazi! Edhe Ilnisa femra e fundit të kishte ngelur, unë nuk do të kisha asgjë seksuale me të. E kam shoqe. Ndonjëherë, shoku është i pari vëlla, thotë populli. Edhe shoqja mund të jetë e para motër. Kështu që, incesti nuk pranohet. 

Edhe te vepra “Kush e solli Doruntinën” e Kadaresë, sipas versionit të Kadaresë, nëna e marton Doruntinën larg, sepse ka frikë nga incesti midis asaj dhe Kostandinit. Ka qenë një problem në shoqëritë e izoluara, që mund të shkohet tek incesti. 

A është e bukur Ilnisa Agolli? 

Shumë! Si nuk qenka e bukur Ilnisa?! 

A ka eros? 

Patjetër që ka! 

Në një intervistë për podcastin e Ilnisa Agollit, “Flet”, the që ke qenë i dashuruar me një prostitutë. Kohët e fundit ka shumë lajme në Shqipëri për eskorta, a i gjykon ato? Se kjo vajza me të cilën ke qenë i dashuruar ka qenë në rregull me ligjin, në shtëpi publike… 

Nuk ka shtëpi publike në Shqipëri. 

A duhet të hapen? 

Për mua, po. Ka pasur në kohën e Zogut, merre me mend. I bie që Zogu ishte më përparimtar se ne.  

A do t’i frekuentoje po të hapeshin? 

Nëse nuk do të isha në një marrëdhënie, po. Nëse do të isha në një marrëdhënie, jo.  

Çfarë mendon për këto vajza që vendosin të shesin trupin? 

Më vjen keq kur mendoj se çfarë do i thonë vetes kur të bëhen nëna dhe si do përballen me pendesën. Nëse do të ketë pendesë, se po flasim për shpirtin njerëzor. E ke dëgjuar atë frazën që thotë: ti ke shitur shpirtin? Ka shumë që e kanë shitur shpirtin. Por drita është më e fortë se errësira, e mund atë. 

Ronaldo: I ke parë këto aksionet e SPAK-ut ku janë arrestuar shumë djem shqiptarë e i janë sekuestruar pasuritë? 

Laert: Ereksionet e SPAK-ut?!  

Ronaldo: Unë nuk e di a kalon SPAK-u në ereksion. 

Laert: Nuk të dëgjova… 

Ronaldo: Aksionet, thashë. E ke mendjen tek ereksioni… 

Laert: (qesh) 

Ronaldo: Edhe thua pastaj që unë kam fantazi…

Laert: Po ti kalon nga seksualiteti, tek SPAK-u… Merre me mend se çfarë imagjinate të sëmurë ke 

Ronaldo: Imagjinatën e sëmurë e ke ti! Ti ke fantazi të sëmurë seksuale! 

Laert: Jo, ti, ti! Nga seksualiteti del tek arrestimet e SPAK-ut. Si ka mundësi?! 

Ronaldo: Ti e ke mendjen gjatë gjithë kohës tek seski. Më vjen mirë që ka njerëz që e kanë libidon e lartë! 

Cilat janë disa nga thashethemet më të çuditshme që ke dëgjuar për veten tënde? 

Unë rezultoj i martuar, kam një vilë me pishinë në Athinë, pastaj rezultoj që kam fëmijë… Ka pafund. 

Ti nuk ke fëmijë? 

Jo, me sa di unë. 

Artistët e kanë  të zhvilluar intuitën, e ndien që mund të kesh ndonjë fëmijë diku? 

Po. Shpeshherë është ajo që e quajnë déjà vu në psikologji… Shoh një skenë të përsëritur gjithmonë, që vjen një person që ti e ke harruar fare, nuk përbën më gjë në kujtesën tënde, nuk është më as lajm. Dhe thotë: “E sheh? Është i yti!” Shumë e bukur, apo jo? Mendoje pak! 

Do të doje të ndodhte si skenë? 

Po, shumë. Mendoj ngarkesën emocionale. Ti e sheh dhe nëse edhe të ngjan, do ishte perlë. 

Jo, pra jo. 

Çfarë të lidh me At Nikolla Xhufka? Se thuhet se ai nuk është prift ortodoks…

Po çfarë është, hoxhë? 

Madje ka dalë në një emision investigativ, ku e akuzonin për disa gjëra. Flitet shpesh se nuk është prift. A ke dijeni nëse është apo jo prift ortodoks? 

Unë di që është Kryepeshkop i Kosovës, i Kishës Autoqefale Ortodokse të Kosovës. Unë këtë di. Dhe përderisa kryetari i Bashkisë së Prishtinës e pret në takim zyrtar, është pak mbi mua. 

Zyrtarët edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, kanë pritur edhe njerëz lidhur me krimin që sot i ke në burg. 

Ty të shqetëson fakti që falesh, i puth dorën At Nikolla Xhufkës, kur ky individ pak më parë është përfshirë në një investigim në një emision investigativ? 

Në çfarë është përfshirë? 

Në shumë gjëra, një nga këto është dhe orientimi i tij seksual… 

Po ç’të duhet me këtë?! Unë di që pema që ka kokrra gjuhet. Pema që nuk ka kokrra nuk gjuhet, se nuk ka se çfarë të rrëzojë. 

Pra ti thua që politikanët që gjuhen gjatë gjithë kohës, janë me shumë kokrra? Apo kanë dhe gabime? 

Varet nga kokrrat. 

At Nikolla Xhufka si i ka kokrrat? 

Ashtu siç i përfytyron ti

revista.one/