Puthja e Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

Puthja e Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

August 4, 2025 0

Dy ditë më parë u bë virale videoja e Jozit dhe Stresit në të cilën ai thotë se çunat e zonës së Jozit i ka vëllezër teksa edhe zbaton ‘urdhërin’ për ta puthur në faqe këngëtarin.

Stresi reagoi duke u shprehur se video ishte ‘prank’ përpara këngës së përbashkët që do nxjerrin por nga ai moment, rrjeti nuk është ndalur me tallje e rikrijim të videos.

Sigurisht, një zhvillim i tillë që la të habitur shumëkë nuk i ka shpëtuar Gjestit.

Ky i fundit ka ndërmarrë një veprim mbi situatën që flet shumë.

Ai ka vendosur ta heqë Stresin nga lista e personave që i ndjek në Instagram, veprim të cilin e kishte bërë pas daljes nga Big Brother VIP Albania marrë shkas nga përkrahja e zjarrtë që Stresi i jepte atij në rrjete sociale e në intervista.

Por nuk u desh shumë kohë që të vinte reagimi i vetë Stresit. Ai vendosi të kthejë të njëjtën “monedhë”, duke e hequr edhe ai Gjestin nga lista e ndjekësve të tij në Instagram.

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar me ndonjë deklaratë të drejtpërdrejtë, por veprimet në rrjet flasin më shumë se fjalët

revista.one/