“Shihemi…”, aktorja turke “dashurohet” me Ledrin në “Sunny Hill”
August 5, 2025Aktorja dhe influencuerja turke Müge Boz ka ndarë përjetimet e saj pas vizitës në Kosovë, ku mori pjesë në festivalin “Sunny Hill”.
Në një postim në Instagram, ajo ka treguar se një nga momentet që i la më shumë mbresa ishte performanca e Ledri Vulës, reperit të njohur kosovar.
“Ledri Vula ishte një nga emrat që më tërhoqi vëmendjen. E quajtën reperi më i mirë në Kosovë. Edhe pse nuk më pëlqen repi, më pëlqeu muzika e tij dhe doja ta përfshija si rekomandim”, shkroi Müge Boz.

Por ajo që e bëri momentin edhe më special ishte reagimi i vetë Ledri Vulës. Për habinë e ndjekësve, reperi komentoi në postimin e Müge Boz, duke i shprehur falënderimet e tij në gjuhën turke.
Ai gjithashtu shtoi me një mesazh në anglisht: “Shihemi vitin tjetër,” duke treguar entuziazmin për një rikthim të mundshëm në Sunny Hill Festival.
revista.one/