Rozana Radi dhe Luiz Ejlli do të kenë një bashkëpunim?
August 9, 2025Këngëtarja e dashur për publikun, Rozana Radi, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. Ata kanë qenë kuriozë dhe e kanë pyetur për projektet e reja muzikore, por sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me ish-banorët e “Big Brother VIP 4”.
Një ndjekës e ka pyetur në lidhje me Valbona Mhillin nëse flet me të, e ish-finalistja i është përgjigjur me humor.
Gjithashtu e kanë pyetur edhe për raportin mes Valbonës dhe Laert Vasilit, e Rozana sërish është përgjigjur duke bërë shaka.
Pjesë nga bashkëbisedimi me fansat:
A flet me Bonën?
Po, me Bonën flas por vetëm në periudhën e dimrit kur i ikën zëri
Ca bëhet me Bonën dhe Laertin?
Nuk di ca të të thotë vëllai në këtë rast. Di që Bona i premtoi Laertit që do t’i jepte parkimin e saj të makinës. Por me sa kam parë Laerti e parkon makinën përballë pallatit dhe Bona nuk ia ka dhënë parkimin.
Lidhur me këtë ka reaguar Valbona përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ka ripostuar videon e Rozanës dhe krahas saj shkruan:

“Ah, Rozana paska marrë detyrën e postierës së parkingut tani!”.

“Me kë nga Big-u mban akoma lidhje? Je yll”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit Rozana i është përgjigjur:
“Nga Big-u mbaj kontakt me ata që kur dolën nga shtëpia nuk thanë ‘cfarëdo që bëmë aty ishte thjeshtë një lojë’. Jo mo jo, se t’a fyesh tjetrin, t’a ofendosh, nuk është lojë. Ti e ke në jetën tënde këtë problem, e ke edhe jashtë, prandaj e sjell ashtu edhe brenda, sepse njeriu nuk mund të aktrojë 3 muaj. Kështu që nga Big-u flas me njerëzit që nuk kanë luajtur me ndjenjat njerëzore brenda”.

“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as nuk më ka. Nuk kemi asnjë lloj kontakti”. “Uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjërat që po bën, siç ia kam uruar përherë”.
Por një ndjekës nuk e ka pyetur as për jetën e saj private dhe as atë profesionale, ai ka qenë kuriozë të dijë për pyetjen që i është bërë më shumë.
“Cila është pyetja që të bëhet më shumë?”, e ka pyetur dikush dhe ish-finalistja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka publikuar një foto në “Instastory”, ku tregon se për cilin personazh të njohur e kanë pyetur më së shumti.

“Po me Luizin do bësh ndonjë këngë Rozi? Kënga duet është me Luiz Ejllin. Duam një bashkëpunim me Luizin që tekstin ta bëni ju. Je super vajzë. Mendoj që dueti do jetë me Luiz Ejllin se jam e vëmendshme. Ti i ‘qan’ këngët në cdo rrymë. Pse nuk bëni një bashkëpunim me Luizin?”, janë disa nga pyetjet që fansat i kanë bërë Rozanës në lidhje me fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.
Këngëtarja nuk ka shkruar asgjë në këtë postim të saj, thjeshtë e ka shoqëruar me këngën e Luizit që mban titullin, “Përjetësisht”.
revista.one/