“U godit me kanaçe gjatë koncertit”, reagon Anxhela Peristeri: Ja largova fëmijës që të mos vritej
August 12, 2025Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, ka reaguar publikisht pas disa lajmeve që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale, sipas të cilave ajo ishte goditur në fytyrë me një kanaçe gjatë një koncerti në Përmet.
Në një postim në Instagram, interpretuesja e hitit “Karma” sqaroi se lajmi nuk është i vërtetë dhe se gjithçka është keqinterpretuar.
“Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t’ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe e mora që të mos lëndohej. Si gjithmonë, lajmi është ekzagjeruar! Ju dua shumë dhe faleminderit për interesin që keni treguar” – shkroi Peristeri.

Lajmi i përfolur kishte lidhje me mbrëmjen e 8 gushtit, gjatë festivalit “Nona” në Përmet, një ngjarje e dedikuar gjysheve shqiptare. Anxhela ishte një nga artistet e ftuara për të performuar, por sipas raportimeve, gjatë interpretimit të saj një person nga publiku e kishte goditur me një kanaçe.
Pamjet e momentit u shpërndanë me shpejtësi në TikTok, shoqëruar edhe me reagimin e menjëhershëm të organizatorit të festivalit, Bled Mane, i cili nga skena kërkoi largimin e fëmijëve nga shkallët dhe paralajmëroi ndërprerjen e koncertit nëse situata përsëritej.
“Është turp, do mbetemi në histori. Ky koncert ka kushtuar 100 mijë euro… Anxhela, më fal, mirë se erdhe në Përmet!” – dëgjohej Mane në videon e shpërndarë.
Pas sqarimit të vetë artistes, duket se incidenti nuk ka qenë ashtu siç u raportua fillimisht, dhe se performanca e saj ka vijuar pa probleme serioze.
revista.one/