Kaos në Bruksel, policia sulmon me gaz lotsjellës dhe topa uji të rinjtë protestues

Kaos në Bruksel, policia sulmon me gaz lotsjellës dhe topa uji të rinjtë protestues

May 2, 2021 0

Policia belge ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ishim mbledhur një një piknik – si shenjë revolte kundër masave anti-COVID në një park në Bruksel.

Siç raporton Reuters, në festen ku ishin mbledhur qindra persona që kanë shkelur masat anti-COVID. Besohet se eventi ishte organizuar vetëm një ditë para lirimit të masave epidemiologjike.

Organizatorët e festes gjithçka e kishin planifikuar përmes Facebookut, duke u bërë thirrje të gjithë për pjesëmarrje. Megjithatë postimet e tyre janë hequr pasi gjykata i paralajmëroi se pjesëmarrësit rrezikohen të prangosen apo të dënohen.

Shumë prej tyre as që mbanin maskë, veprim ky që është i detyrueshem në Bruksel. Pas nderhyrjes së policisë është shpërndarë turma. 

revista.one/