Dua Lipa kërcen me gotë mbi kokë në pushimet në Ibiza
August 15, 2025Dua Lipa ka nisur festimet e hershme të ditëlindjes së saj të 30-të, me disa ditë në Ibiza, Spanjë, e rrethuar nga miqtë dhe të afërmit më të ngushtë. Artistja shqiptare me famë botërore ka publikuar pamje nga atmosfera festive, ku shihet duke kërcyer dhe shijuar muzikën spanjolle në një festë plot ngjyra dhe energji.
E veshur me stil dhe e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur, Dua nuk iu rezistoi ritmeve, teksa vallëzimi i vinte krejt natyrshëm. Ajo rrezatonte sharm dhe vetëbesim, duke u kthyer në qendër të vëmendjes në çdo lëvizje.
Një nga momentet më të veçanta që ajo ndau me ndjekësit ishte vallëzimi me gotë mbi kokë – një zakon i njohur në dasmat shqiptare.


revista.one/