Gjesti dhe Egli Tako akoma bashkë? Detaji që mori vëmendje

Gjesti dhe Egli Tako akoma bashkë? Detaji që mori vëmendje

August 19, 2025 0

Gjesti dhe Egli Tako, dy prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, kanë tërhequr shpesh vëmendjen e publikut me dinamikën e marrëdhënies së tyre.

Prej disa javësh qarkulluan thashetheme se ata mund të ishin ndarë, pasi u vu re se kishin hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, një veprim që për shumë fansa u interpretua si sinjal i një krize ose i një fundi të lidhjes

Megjithatë, një detaj i fundit ka bërë që dyshimet të marrin një kthesë ndryshe.

Egli publikoi një fotografi nga makina, ku shihej dora e një mashkulli misterioz.

Vëmendjen e mori byzylyku që ai mbante, i cili është identik me atë që zakonisht mban Gjesti.

Ky detaj ka ngritur dyshime të forta se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar, përkundrazi ata mund të jenë ende bashkë, por thjesht kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen më private.

revista.one/